Kulturë

Të burgosurit u bënë hafizë, e mësuan përmendësh Kur’anin

Pesë të burgosur në burgun Kezelhisar në Karaxh, 25 kilometra në perëndim të Teheranit, kanë arritur të mësojnë përmendësh të gjithë Kur’anin e Shenjtë.


     Pesë të burgosur u nderuan, para pak kohe, në një ceremoni,  nga Rexhebali Azhir, përfaqësues për çështje kulturore në burgje, njoftoi agjencia IRNA. Ai shtoi se  edhe 200 të burgosur të tjerë kanë mësuar prej një deri në 30 xhyza  ( një xhyz =një e tridhjeta pjesë e Kur’anit) , Librit të Shenjtë.

 

     Rexhebali Azhir theksoi  se veprimtaritë Kur'anore dhe aktivitetet fetare zhvillohen edhe nëpër burgje, duke thënë se të burgosurit lexojnë të gjithë Kur'anin në grupe prej 50 vetësh çdo ditë.

 

     Zyrtari më tej theksoi se njohja me Librin e Allahut është mënyra më e mirë për të ecur në rrugën e përsosjes dhe të shpëtimit.