Ekonomi

Banka për zhvillim e BRICS-it

Pesë anëtarë të organizatës BRICS- Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e bankës për zhvillim të BRICS-it, një projekt shumë i pritur për të cilin theksohet se do të jetë balancë institucioneve financiare perëndimore, por edhe dollarit amerikan.

 

         Banka e re zhvillimore, me kapital fillestar prej 100 miliard dollar amerikan, do të jap mjete financiare për projektet zhvillimore dhe ndërtimin e infrastrukturës në vendet anëtare të bllokut të BRICS-it. Në këshillin mbikëqyrës të bankës zhvillimore të BRICS-it do të jenë ministrat e financave apo guvernatorët të bankave qendrore të shteteve anëtare.

 

         Gjatë ditës së djeshme banka për zhvillim e BRICS-it është nis në kryeqytetin e Brazilit pasi nënshkrimin në dokumentin themelues e kanë vënë ministrat e financave të vendeve anëtare. Në këtë ceremonial kanë marrë pjesë të gjithë liderët e vendeve anëtare: presidentja e Brazilit Dilma Rousseff, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri indian Narenda Modi, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti jugoafrikanJacob Zuma. Çdo shtet anëtar do të jap pjesën e njëjtë të shumës për kapitalin fillestar prej 50 miliard dollar amerikan, me qëllim të ngritjes së shumës në 100 miliard dollar amerikan për një kohë të shkurtër. Selia e BRICS-it do të jetë në Shangaj të Kinës, ndërsa India do të jetë kryesuese gjatë vitit të parë. Me këtë veprim, dy institucione kryesore globale dominonte financiare, Fondi Monetar ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë fituar konkurrencë konkrete. Një burim ceku se themelimi i BRICS Bankës zhvillimore paraqet hapin e parë në” prishjen  e dominimit të dollarit amerikan në tregtinë globale”. FMN dhe BB janë institucione globale financiare me seli në SHBA, të cilët janë dy faktor kyç të forcës globale amerikane. Me formimin e Bankës zhvillimore të BRICS-it është dhënë goditje më e madhe ndaj këtyre institucioneve monopole financiare që nga konferenca e Bretton Woods-it, kur është themeluar FMN në vitin 1944. Nga BRICS-i porositin se në një të ardhme të afërt anëtare mund të jetë edhe Meksikoja, Indonezia dhe Argjentina.

 

         Blloku BRICS paraqet 42% të popullatës botërore, dhe në mes 20-30% të ekonomisë botërore.