Suudi Arabie

Në Arabinë Saudite filloi gjykimi i 23 veprimtarëve

src=http://mediaelire.net/images/suudi%20mahkeme.jpg

Në një gjykatë në Arabinë Saudite ka filluar gjykimi i 23 aktivistëve shi’itë në Provincën Lindore të Mbretërisë të pasur me naftë. 
     Sipas raporteve, të mërkurën prej 23 aktivistëve, 13 do të dalin në gjyq në qytetin Katif, ndërsa të tjerët do të gjykohet në mungesë.
     Qeveria provinciale ka paraqitur një gamë të gjerë të akuzave , duke përfshirë akuzat  për terrorizëm, kundër aktivistëve.

    Të martën, Valid Ebu el- Khair, një avokat i shquar saudit për të drejtat e njeriut, u dënua me tre muaj burg, kinse dy vjet më parë ka nënshkruar një peticion pro –reformave, ku janë kritikuar rëndë  autoritet e Arabisë Saudite rreth trajtimit të 16 veprimtarëve.

    Valid Ebul El- Khair ishte në mesin e aktivistëve të tjerë, të cilët së pari u përballen me gjyqin në fund të vitit 2011, pas nënshkrimit të një deklarate që bënte thirrje për të drejtën e tubimit paqësor, kritikonte dënimet me burg dhënë aktivistëve dhe bënte thirrje për dhënien fund të shtënave policore në protestuesit në provincën lindore të vendit.
     Aktivistët thonë se një numër i madh i të burgosurve politikë janë duke u mbajtur në burg nga ana e regjimit El- Saud, pa gjykim ose pa akuza të ligjshme.
      Ka pasur demonstrata të shumta në krahinën e pasur me naftë që nga muaji shkurt i vitit 2011, ku protestuesit kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë dhe dhënien fund diskriminimit kundër pakicës myslimane shi’ite. Megjithatë, qeveria është përgjigjur me me masa të rënda, të dhunshme. 
      Protestat anti-qeveritare janë intensifikuar që nga muaji nëntor i vitit 2011, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin Katif, ku janë vrarë pesë njerëz dhe duke lënë shumë të tjerë të plagosur.