İran

Zarif: Irani vazhdon pasurimin e uraniumit 20%

src=http://mediaelire.net/images/uranyum%20zenginletirme.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit,  Muhammad Xhevad Zarif thotë se Republika Islamike do të vazhdojë të pasurojë uraniumin për 20 për qind në mënyrë që të fuqizojë reaktorin bërthamore kërkimor.
      Sipas  Agjensisë së Lajmeve, IRIB, duke folur në një konferencë për shtyp në Johanesburg, Afrika e Jugut, të enjten, më 31 tetor 2013, Zarif tha se ka  reaguar ndaj njoftimeve se Republika Islamike e ka ndaluar në 20-përqind pasurimin e uraniumit.
     Ai shtoi se pasurimi prej 20 për qind i Iranit do të jetë nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
      Ministri i Jashtëm Iranian, gjithashtu, deklaroi se Teherani do të vazhdojë përpara me bisedimet bërthamore me fuqitë botërore me besim të mirë dhe me vendosmëri për të arritur mirëkuptim dhe me shpresë për të arritur një mirëkuptim në një fazë të hershme.
      Vërejtjet e ministrit Zarif përkojnë me ditën e dytë të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha botërore në kryeqytetin austriak, Vjenë.