Shteti holandez përgjegjës për 300 vdekje të Srebrenicës
Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e mbi 300 njerëzve në masakrën e Srebrenicës.
Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, në
gjykatën civile ka shqiptuar vendimin të mërkurën në qytetin holandez, në Hagë.
Larissa Elwin tha se Holanda është përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të
vrarë në korrik të vitit 1995, pasi u larguan nga një kompleks i OKB-së, e cila ishte një zonë e
sigurtë e përcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtëse holandeze.
Gjyqtari vazhdoi duke thënë se paqeruajtësit holandezë të OKB-së duhet të kenë patut njohur se njerëzit e deportuar do të vriteshin pasi kishte prova se serbët kanë bërë krime gjatë luftës.
Ishin 300 burra në mesin e më shumë
se 8.000 burrave dhe djemve, të cilët ishin vrarë nga trupat serbe të Bosnjës,
të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pasi që forcat e tij ishin më shumë në numër
se forcat e paqeruajtësve holandezë, të
cilët u dorëzuan nën presion dhe i detyruan mijëra familje myslimane të largohen nga
kompleksi holandez i OKB.
Rasti ligjor kundër qeverisë Holandeze ishte
paraqitur nga nënat e Srebrenicës, të cilat përfaqësojnë rreth 6.000 gra të
veja dhe të afërmit e viktimave.
Të afërmit e mirëpritën vendimin për gjetjen kufizuar të përgjegjësisë; megjithatë, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janë përfshirë të gjitha viktimat.
Është e qartë se gjykata nuk e ka
ndjenjën e drejtësisë, tha Munira Subashiç, kryetarja e grupit, duke
shtuar: Si është e mundur të ndahen viktimat dhe të thotë një nënë që
shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e djalit të saj në njërën anë dhe
jo në anën tjetër telave në kamp?”
Gjenocidi i Srebrenicës ishte kulmi i një politike të spastrimit etnik nga ana e forcave serbe të Mlladiçit për të krijuar një shtet të pastër serb në Bosnje. Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, rreth 100. 000 vetë u vranë nga trupat serbe.