Trupat irakiane vrasin 150 militantë të ISIL-it
Forcat e armatosura irakiane kanë eliminuar mbi 150 terroristë, tekfiristë, në ofensivat e fundit kundër elementëve të ISIL-it në Anbar, Salahudin, Diyala dhe në provincën Babil si pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të dëbuar terroristët nga sa më shumë largë.
Trupat irakiane vranë terroristët të ISIL-it
në Anbar, Salahudin, Diyala dhe provincën e Babilit të dielën, si pjesë e
operacioneve të tyre për të pastruar sa më shumë sipërfaqe, hapësirë nga
militantët.
Në Anbar, forcat qeveritare të dielën smbrapsën
një ofensivë nga terroristët e ISILI-it për të pushtuar qytetin Haditha, i cili
është rreth 200 kilometra në perëndim të Bagdadit, dhe një digë në lumin Eufrat
aty pranë. Një numër i kryengritësve, si dhe disa ushtarë janë vrarë në
luftime.
Trupat irakiane u përleshën me militantët e ISIL-it në qytetin Tikrit në Provincën Salahudin, duke vrarë dhjetra prej tyre dhe duke shkatërruar 30 automjete që i përkasin atyre.
Mazban al-Badri, një kushëri i
liderit të ISIL-it, Abu Bakr al-Baghdadi dhe një udhëheqës i lartë në grupin
militant, thuhet se janë, gjithashtu, në
mesin e të vrarëve në Dijala.
Operacioni u krye pas
informacioneve të sakta të zbulimit se njeriu i kërkuar ishte vendosur në
zonë, tha një zyrtar në lidhje me Mazban al-Badriun.
Në provincën e Babilit, ushtarë irakianë të
mbështetur nga helikopterët dhe aeroplanët kanë vazhduar për të pastruar zonën Xhurf al- Sakhar nga militantët tekfirist.
Kriza në Irak u përshkallëzua pasi terroristët
tekfiristë të ISIL-it morën kontrollin e
Mosulit më 10 qershor 2014, që u pasua nga rënia e Tikritit, që ndodhet 140
kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad.
ISIL-i ka premtuar, kërcënuar se do të
vazhdojë sulmin e tij drejt Bagdadit.