U hap Qendra për studime Kur'anore për persona të verbër në Tatarstan
Një ceremoni e hapjes së një qendre për studimin të Kur’anit për të verbër dhe me dëmtime shikimi është mbajtur 10 korrik 2014 në rajonin Almetyevsk e Tatarstanit.
Hapja e Qendrës u zhvillua në kuadër
të fushatës, organizuar nga Administrata
Shpirtërore e Muslimanëve të Tatarstanit. me moton
Ramazani – Muajit i veprave të mira.
Ceremonia filloi me urimet e
zëvendës myftiut të Tatarstanit, Rustem-H.
Batrov. Ai paraqiti një kopje të Kur'anit dhe libra me tema fetare, të projektuar
për t’u lexuar dhe shkruar për personat të verbër në përputhje me metodën e
Braille.
Muslimanë me shikim të dëmtuar dhe të verbërit
e rrethit Almetyevsk, morën pjesë në hapjen e Qendrës Kur’anore dhe shprehën mirënjohjen e sinqertë për Autoritete Fetare
të Rrethit dhe të Administratës
Shpirtërore të Muslimanëve të Tatarstanit.
Kjo ngjarje ishte një gëzim i madh për muslimanët me dëmtime shikimi dhe të verbër, sepse tani ata kanë një mundësi për të marrë pjesë në kurse mbi bazat e Islamit dhe këndimin e Kur’anit të Shenjtë.
Një klasë e veçantë është projektuar për trajnimin e muslimanëve të verbër dhe me shikim të dëmtuar në xhaminë qendrore të rrethit. Një herë në javë, një nga kompanitë e taksive të qytetit, për bamirësi, falas, do t’i sjellin në Qendrën Kur’anore të verbërit dhe pas mësimit do t’i kthejnë nëpër shtëpia, tha Imami i rrethit Almetievsk Fagim, h.Ahmetzijanov.