Izraeli ju gjuajti bomba kanceroze banorëve në Gaza
Një mjek norvegjez, në Rripin e Gazës, të rrethuar nga Izraeli, ka kritikuar ashpër Izraelin për përdorimin e bombave kanceroze kundër civilëve palestinezë.
Dr. Erik Fosse i tha Press TV se
shumica e pacientëve të hospitalizuar në Gaza janë civilë të plagosur prej sulmeve
mbi shtëpitë e tyre dhe të rreth tridhjetë për qind e tyre janë fëmijë.
Dense Inert Metal Explosive, i
njohur si DIME, është një mjet shpërthyes i zhvilluar për të minimizuar
dëmtimin kolateral në luftë.
Ekspertët thonë se ai ka një rreze relativisht të vogël, por me shpërthime efektiv
dhe besohet të ketë efekte të forta biologjike ndaj atyre që janë goditur nga
mikro-predhat e bombës.
Dr. Erik Fosse, kryesues departamenti në një spital universitar në Oslo, thotë, gjithashtu, se disa palestinez në enklavën e rrethuar të Gazës janë plagosur nga armë, armë të një lloj i ri, këtë lloj arme edhe mjekët me përvojë paraprake në zonat e luftës nuk e njohin.
Izraeli ka përdorur edhe uraniumin e
varfëruar-dhe predha me fosfor të bardhë në rajonin e rrethuar gjatë sulmeve të
tyre të mëparshme.
Ky lajm vjen, ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë
Rripin e Gazës për të gjashtën ditë radhazi. Sulmet ajrore të fundit izraelite
kanë vrarë të paktën 32 palestinezë në territorin e rrethuar.
Burimet palestineze thonë se
aeroplanë luftarakë izraelitë kanë goditur rreth 200 objektiva gjatë 24 orëve
të fundit.
Të paktën 167 persona kanë humbur
jetën dhe më shumë se 1.100 të tjerë u plagosën në Gaza, që nga dita e martë,
kur filluan sulmet izraelite.
Banorët kanë zhvilluar një funeral
në Gaza për palestinezët të cilët janë vrarë nga sulmet izraelite në enklavën
bregdetare. Pjesëmarrësit në funeral e dënuan përkrahjen e Shteteve të
Bashkuara të Amerikës për Izraelin.