Turqi

Kryetari Rouhani ftohet të viziton Turqinë

src=http://mediaelire.net/images/ruhani.jpg

Kryetari turk,  Abdullah Gul ka ftuar homologun e tij iranian Hassan Rouhani për një vizitë zyrtare në Turqi.
      Ftesa u bë kur Ministri i Jashtëm Iranian, Muhammad Xhevad  Zarif u takuan të premtën, me 1 nëntor 2013 me presidentin turk në Stamboll.

      Abdullah Gul  e ka quajtur praninë e Ministrit të Jashtëm të Iranit si vlerë e konsiderueshme në pragun e Konferencës të 60-të, Pugwash për Shkencë dhe Çështje Botërore që do të zhvillohet në Stamboll. 
      Ministri  Zarif , nga ana e tij , i përshkroi marrëdhëniet Turqi- Iran si të rrënjosur thellë, miqësore dhe vëllazërore, duke theksuar se është e nevojshme që seriozisht duhet ndjekur qëllimet e përbashkëta .
       Ai, gjithashtu, vuri në dukje zhvillimet dhe shqetësimet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje vendeve të rajonit që të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e krizave në rajon.
       Në një takim me Abdullah Gul-in, në margjinat e sesionit të 68-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, më 25 shtator 2013, Rouhani tha se bashkëpunimi i përbashkët në mesin e vendeve të rajonit për të zgjidhur krizën siriane do t’i shërbejë interesave të të gjitha kombeve.
     Kryetari Hassan Rouhani deklaroi:

 ”Irani dhe Turqia kanë interesa të shumta, të përbashkëta dhe qëllimi është që në rajon, duke i shfrytëzuar këto, të përmirësojmë marrëdhëniet.”
     Kryetari, Andullah Gul, nga ana e tij, tha se Irani luan një rol konstruktiv në zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe kërkoi nga gjitha vendet në Lindjen e Mesme për të krijuar bashkëpunim më të ngushtë në mënyrë që t'i japin fund krizës në Siri .