Anglia

Mijëra anglezë protestojnë në Londër kundër Izraelit

Mijëra protestues janë mbledhur në Londër afër ambasadës së Izraelit, duke i bërë thirrje qeverisë britanike dhe të mediave për të ndalur mbështetjen e mizorive të Tel Avivit.


    Në mes të zemërimit në rritje globale për bombardimet izraelite në Gaza, mijëra londinezë  kanë bllokuar plotësisht  Rrugën Kensington, një nga rrugët më të ngarkuara në Londër, për disa orë.


    Protestuesit mbanin pankarta në të cilat shkruante:

”Fund rrethimit” dhe  ” Liri për Palestinën”.


    Numri i madh i njerëzve paraqet faktin se është një pjesë e madhe,  një pjesë e madhe e popullsisë angleze që nuk pajtohet plotësisht për atë që qeveria e Izraelit vepron. Po çfarë po bënë qeveria britanike? Ajo  nuk është duke bërë asgjë, ajo nuk ka marrë ndonjë veprim. Është e rëndësishme dhe duket qartë se njerëzit kanë ngritur zërin e tyre. Nëse ju shikoni në turmë do të shihni është një përzierje e popujve, aty shihni  arabë, muslimanë, të krishterë, hebrenj, një përzierje e popujve, e besimeve të ndryshme, kështu, që kjo tregon, dëshmon, se kjo nuk është vetëm një problem në mes të myslimanëve dhe hebrenjve, por është një situatë përtej pengesave të tilla,   tha Kerem Aliu, një veprimtar i ri, për Press TV.


    Më shumë se 130 vetë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në raundin e fundit të ofensivës izraelite kundër enklavës së rrethuar që nga dita e martë..


    Mbi 160 palestinezë janë vrarë dhe rreth 1.200 të tjerë u plagosën në ofensivën tetë-ditore të Izraelit në enklavën bregdetare, e cila përfundoi më 21 nëntor, 2012.


    Gaza ka qenë e bllokuar që nga viti 2007, një situatë që ka shkaktuar një rënie të nivelit të jetesës, nivele të papara të papunësisë dhe të varfërisë.