İran

Imami i Xhumasë në Teheran sulmoi bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen ndaj masakrave në Palestinë, Irak.

Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran, Ajetullah Ahmed Xhenneti sulmoi Bashkësinë Ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, për heshtjen ndaj veprimeve terroriste në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Palestinë dhe Irak.


     Duke iu drejtuar një xhemati të madh dhe të zjarrtë në kampusin e Universitetit të Teheranit, të xhumanë, Ajetullah Ahmed Xhenneti tha:        Situata në Irak dhe Palestinë është dramatike, por organizatat ndërkombëtare kanë mbetur të heshtura dhe asgjë nuk dëgjohet prej tyre kundër masakrave ndaj fëmijëve të pafajshëm dhe SHBA që dikur kanë dërguar trupa në Afganistan dhe Irak tani ka mbetur e heshtur.


    Ai vuri në dukje se SHBA, Britania dhe Izraeli janë bashkuar për të vrarë të rinjtë palestinez, dhe tha: Rezistenca e popullit palestinez do të vazhdojë dhe e ardhmja e Palestinës do t’i takojë të rinjve të atij vendi.

 

   Ai vuri në dukje se ka në përparim shumë të mirë në Irak pasi Ajetulluh Sejjid Ali Sistani lëshoi një Vendim (Fetva) kundër  terroristëve tekfirisët në atë vend.
    Të enjten, kryetari i Iranit, Hassan Rouhani në letra të veçanta për kryetarët e shteteve myslimane u kërkoi atyre që të bëjnë më të mirën e mundshme për të ndihmuar popullin e shtypur palestinez dhe të heqët rrethimin i Rripit të Gazës.


     Uniteti i vendeve myslimane kundër armiqve është jetik në këtë çast kritik, shkruan presidenti Rouhani në letrat e tij.


     Ndërkohë, ai paralajmëroi se bllokada mizore e Gazës dhe mungesa e madhe e ndihmave mjekësore janë shqetësuese dhe mund të çojë në një katastrofë njerëzore.


     Ndihma e popullit të shtypur të Palestinës dhe parandalimi i  regjimit cionist për të kryer e mizoritë e tij, janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vendeve  liridashëse të botës, tha kryetari i Iranit, Hassan Rouhani.

 
     Ai vuri në dukje heroizmin  dhe legjitimitetin e qëndresës së popullit dhe grupeve të rezistencës në Palestinë, dhe tha: Pa dyshim, kombi i  madh i Palestinës, me vullnetin e tij të pathyeshëm, do të mposhtë edhe një herë regjimin Cionist. 

Burimi: FNA