Kulturë

Nehxhu-l balaghah publikohet në gjuhën suahili në Tanzani

Një përkthim i veprës Nehxhu-l Belagah u botua në gjuhën suahili për herë të parë në Tanzani në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Iraniane në Tanzani.


     Për përkthimin e kësaj vepre u deshën shtatë vjet për të përfunduar dhe është botuar nga Shtëpia Botuese: Al-Itrah Publications.


    Librin Nehxhu-l Belagah e ka përkthye nga arabishtja në gjuhën suahili dijetari i Tanzanisë, Shejh Harun Pingili.


     Nahxhu-l balaghah (Shtegu i elokuencës) është përmbledhja më e famshme e predikimeve, letrave, tefsireve dhe transmetimeve që i  atribuohet Imam Aliut, kushëriri dhe dhëndërri i Pejgamberit, Muhammedit (a.s.)


    Ky libër është përmbledhur nga Sherif Razi, një studiues në shekullin e dhjetë. I njohur për përmbajtjen e tij elokuente, libri është konsideruar një kryevepër e letërsisë në shkollën e Mendimit Islam.