3.000 vullnetarë ndihmojnë haxhinjt në Meke
Më shumë se 3.000 vullnetarë të rinj janë duke marrë pjesë, për të nëntën herë radhazi, në programin me titull ”Rini e Mekës - në Shërbimin tuaj”, një program për të ndihmuar haxhinjt dhe vizitorët në Xhaminë e Madhe.
Halid Al-Vafi, menaxher i programit,
tha se vullnetarët ndihmojë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara
gjatë Tavafit, rreth Qabesë.
Programi është duke u drejtuar nga Presidenca
e Përgjithshme për Çështje të Dy Xhamive të Shenjta.
Ai tha se vullnetarët punojnë 24
orë në ditë në ndërrime në Xhaminë e Madhe.