Palestine

Hamasi ka raketa të afta për të arritur më thellë në Izrael

Një top i zjarrit është parë pas një sulm ajror nga Izraeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Gazës
Një top i zjarrit është parë pas një sulm ajror nga Izraeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Gazës

Burimet izraelite thonë se Tel Avivi është tronditur nga Lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas që ka raketa të afta për të sulmuar, goditur thellë në Izrael sa kurrë më parë.


   Hamasi dhe Lëvizja Xhihadi Islamik kanë raketa me një rreze të gjarë veprimi deri në 110 kilometra, tha ushtria izraelite.


    Një raketë M-302 tokë-tokë është gjuajtur nga Rripi i Gazës dhe ka goditur qytetin bregdetar të Izraelit Hadera të martën, natën vonë, tha një zëdhënës ushtarak izraelit.


     Sipas ushtrisë izraelite, raketa zbarkoi në një rrugë pranë një shtëpie, por nuk shkaktoi viktima.


     Ne e kuptojmë se ka disa dhjetëra të tjera raketave të këtij lloji, brenda Rripit të Gazës, që ato mund të arrijnë në distancë aq të gjatë, tha zëdhënësi ushtarak, nënkoloneli, Peter Lerner.


    Sulmet me raketa erdhën si përgjigje e rritjes së dhunës izraelite kundër palestinezëve të rrethuar në Rripin e Gazës.
    Njëzet e tetë palestinezë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën nga  sulmet izraelite të martën.

 

    Gjuejtja më vdekjepruese ndodhi ditën kur një raketë goditi një shtëpi në qytetin jugor të Gazës, Han Junis, duke lënë tetë persona të vdekur, ka thënë zëdhënësi i shërbimeve emergjente, Ashraf al-Kudra.

 

     Lëvizja e Rezistencës Palestineze e rrethuar në Rripin e Gazës,  i është përgjigjur agresionit të Izraelit me gjuajtje në qytetet e qytezat thellë brenda territoreve të pushtuara palestineze.

 

    Ushtria izraelite tha të martën se 130 raketa janë gjuajtur në Gaza, me 70 goditje në pjesë të ndryshme.


     Pas sulmit vdekjeprues të Izraelit në një shtëpi në Rripin e Gazës të martën, Hamasi tha se të gjithë izraelitët janë objektiva legjitime të  sulmeve të tij.