Amerike

Ish-shefi i Pentagonit dhe CIA kërcënon Iranin me forcë ushtarake

src=http://mediaelire.net/images/leon%20panetta.jpg

Ish-shefi i Pentagonit dhe drejtor i CIA-s, Leon Panetta e ka kërcënuar Iranin me force ushtarake, duke u justifikuar me arsyen se kërcënimet kundër Iranit janë të domosdoshme për të sprapsur politikat amerikane.

Duke folur në takimin vjetor të Lidhjes Anti Shpifje ( ADL) pro-izraelite në mbrëmjen e së enjtes në Nju Jork, Panetta tha se megjithëse Uashingtoni ka zbatuar sanksione të paprecedent dhe presion mbi Iranin, më mirë të përdoimr forcën ushtarake për të sprapsur politikat tona.

Ai gjithashtu tha se SHBA-ja nuk ka asnjë mik, asnjë aleat më të mirë në botë se sa Izraeli.”

Deklaratës së Panettas ju bashkangjit edhe Drejtori Kombëtar i ADL-së Foxman Abaham i cili shtoi se regjimi i Tel Aviv sot e tutje nuk mund të mbështetet më tek SHBA-ja kundër Iranit.

Foxman tha se Uashingtonin mos e llogarisni më pasiqë duket një tentativë e pamundur  konfrontimi me Iranin dhe iranianët.

Ndërsa disa senatorët amerikanë anti-Iran vazhdojnë të nxisin për më shumë sanksione të paligjshme kundër Iranit. Në një konferencë me dyer të mbyllura ditën e enjte, zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu dhe zëvëndës presidentin Joe Biden dhe sekretarin e shtetit, John Kerry, vendosën që të propoonin një paketë të re sanksionesh ndaj Iranit .

Administrata Obama nuk u ndikua nga vendimet që morën senatorët prezent në takim, por thuhet se Komisioni Bankar i Senatit do të shtyjë planet për hartimin e një projekt-ligji të ri të sanksioneve javën e ardhshme.

Irani zhvilloi bisedime me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Francën, Britaninë dhe Gjermaninë në Gjenevë mbi programin bërthamor të tij në fillim të këtij muaji. Të dy palët janë të vendosur të takohen përsëri në Gjenevë më 7-8 nëntor .

SHBA-ja, Izraeli, dhe disa prej aleatëve të tyre në mënyrë të përsëritur kanë akuzuar Iranin për vazhdimin e objektivave jo-paqësore të programit të tij lidhur me energjinë bërthamore.

Irani kategorikisht hedh poshtë akuzat, duke argumentuar se si nënshkruese e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) dhe një anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duhet të respektohen të drejtat e popullit të tij për teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore, përfshirë këtu dhe pasurimin.