Rusia

Rusia paralajmëron ' kërcënim të madh ' nëse bisedimet për Sirinë dështojnë

src=http://mediaelire.net/images/lavrov.jpg

     Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov të mërkuren, me 30 tetor 2013, sulmoi kritikët e një nisme të SHBA-Rusi për një konferencë paqeje për Sirinë, duke paralajmëruar se rrëzimi i presidentit Assad ushtarakisht përbën një kërcënim të madh për këtë zonë.
     Kundërshtimet e hapura kanë dalë kundër mbajtjes së këtij takimi Rusi- SHBA, e quajtur si Konferenca e Gjenevës II,  jo vetëm ndër palet  siriane, por edhe në mesin e kryeqyteteve, si në shtetet fqinje dhe ato jo- fqinje , tha Lavrov gjatë një vizite në Athinë, sipas përkthimit  zyrtar. 
      Ne nuk duhet të lejojmë që kjo iniciativë të shuhet, shtoi ai , duke argumentuar se rrëzimi i presidentit Bashar al –Assad, përmes mjeteve ushtarake do të krijonte një shtet ekstremist dhe ai  përbënë një kërcënim të madh për ata që jetojnë në Siri dhe për shtete fqinj. 
       Moska dhe Uashingtoni kanë qenë duke u përpjekur për të fituar mbështetje për bisedimet e paqes në Gjenevë nga palët ndërluftuese në Siri, ku më shumë se 115,000 njerëz vlerësohet të jenë vrarë gjatë konfliktit.
      Në goditjen e fundit ndaj përpjekjeve të paqes, 19 grupe ekstremiste që luftojnë kundër qeverinë siriane lëshuan një deklaratë të dielën, më 27 tetor 2013, duke thënë se Konferenca e Gjenevës nuk është, as nuk do të jetë ndonjëherë zgjedhja e njerëzve tanë ose kërkesa e revolucionit tonë. 

mediaelire.net