Fe

Reagimi i Dalai Lama-s për sulmet budiste kundër muslimanëve

 Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, ka reaguar ndaj sulmeve budiste kundër myslimanëve në Birmani dhe Sri Lanka.


    Ai i ka qortuar sulmet,  u ka bërë thirrje ndjekësve të tij për të ndalur dhunën kundër pakicës fetare, raportoi OnIslam.net.


    I bëj thirrje Budistëve në këto vende që të imagjinohet një imazh i  Buddhës para se të kryejë një krim të tillë, tha Dalai Lama në periferi të qytetit Leh, në Himalajet e larta.  


     Buda predikon dashuri dhe dhembshuri. Në qoftë se Buda është atje, ai do të mbrojë muslimanët të cilët budistët po i sulmojnë.


      Muslimanët në Burma dhe Sri Lanka janë përballur me sulme të përsëritura nga budistët në muajt e fundit.


    Qindra e mijëra myslimanë kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Birmaninë perëndimore që nga viti 2012, pas sulmeve nga turmat budiste në zonat e tyre.


     Javën e kaluar, qindra ekstremistë budistë me thika në duar, të  shoqëruar nga 30 murgj budistë, sulmuan një zonë myslimane në Mandalay të Birmanisë.


      Sulmet lanë disa të plagosur dhe pronat e myslimanëve u bastisen, kjo është një sfidë e re pas premtimeve të qeverisë për reforma politike.


    Në muajin qershor, të paktën tre myslimanë  u vranë në Sri Lanka nga një ekstremist  budist në qytetet të popullarizura bregdetare,  Aluthgama dhe Beruwala.


    Vitin e kaluar, Sri Lanka ka qenë e tensionuar pas një varg incidentesh të rënda provokuese të ekstremistëve budistë kundër muslimanëve.

 

    Vërejtjet e liderit tibetian në mërgim janë bërë gjatë festimit të  ditëlindjes së tij të 79-të që u ndoq nga figura të njohura si aktori amerikan, Richard Gere.


     Udhëheqësi shpirtëror e ka dënuar, gjithashtu, edhe dhunën e vazhdueshme në mes të militantëve të armatosur muslimanë në Lindjen e Mesme.


      Dalai Lama nuk ka autoritet mbi budistët në Sri Lanka ose Burma, të cilët ndjekin një degë të tjetër të Budizmit e cila quhet Theravada.


      Kina e ka damkosur Dalai Lama-n si separatist, i cili u largua në mërgim në Indi në vitin 1959 pas kryengritjes së dështuar kundër sundimit kinez të Tibetit.


    Dalai Lama thotë se ai është thjesht duke kërkuar më shumë autonomi për atdheun e tij, Himalajan.


   Kjo nuk është hera e parë që Dalai Lama flet në mbrojtjen e Islamit dhe të muslimanëve kundër stereotipeve të fesë.


    Vitin e kaluar, Dalai Lama e dërgoi një kritikë të ashpër për murgjit budistë që të ndalojnë përndjekjen e myslimanë në Burma, duke u bërë thirrje atyre që të përmbahen parimeve budiste”.


     Në vitin 2012, ai bëri thirrje që të mos gjykohet Islami nga praktikat e disa individëve, duke bërë thirrje për promovimin e harmonisë në mes të ndjekësve të feve të ndryshme.