Islamofobia në Nju Jork
Në një gjykatë civile në qytetin New York City kanë filluar procedimet për të ngritur një padi në emër të një fëmije 12 vjeçar. Fëmija si hipi në autobusin lokal të qytetit New York City e këndoi një dua, lutje islame. Shoferi e dëgjoi lutjen dhe e quajti djalin 12 vjeçar terrorist dhe e nxjerri jashtë nga autobusi.
Në një tjetër incident, Salleh Uddin, një shofer i taksisë, nga Bangladeshi, i cili e praktikon Islamin u nxorrë jashtë me grushta në fytyrë nga një oficer i policisë në qytetin New York City.
Grupe Islamike në SHBA siç është Këshilli i Marrëdhënieve Amerikane Islamike ( The Council of American Islamic Relations) i ka quajtur këto incidente krime të urrejtjes .
Cyrus McGoldrick, një udhëheqës i Koalicionit Kombëtar Për Mbrojtjen e Lirive Civile, thotë se ngjarjet si këto, ku muslimanët janë duke u sulmuar për besimin e tyre fetar, nuk janë të rralla në Shtetet e Bashkuara.
Shumë mendojnë se incidentet urrejtëse si këto mund të shmangen, në qoftë se bëhët trajnimi i duhur për punonjësit e qytetit.
Edhe pse incidentet e dhunshme anti - myslimane dhe diskriminimet vazhdojn, NYPD, policia e qytetit ende nuk ka kërkuar falje, përndryshe, policët trajnohet duke shikuar filma anti-islamik!
Dy viktimat e dy incidenteve të fundit kanë planifikuar për të luftuar për drejtësi në gjykatë .
Kjo rritje e dhunës anti -islamike dhe diskriminimi shihen si incidente shqetësuese nga shumë amerikanë.
mediaelire.net