İran

Irani përfaqëson harmoninë rajonale

Paraqitja e dhunës në Liban, Siri dhe Irak si sektarizëm, e rënduar kjo disi nga kundërshtari rajonal i SHBA-ve, Irani, është e bazuar në injorancë dhe verbëri.

Një shembulli këtij përshkrimi të Iranit mund të gjendet në deklaratën e senatorit amerikan John McCain më 16 qershor në Irak, ku ai pretendon se Irani po ndjek “një axhendë të ngushtë sektare” në konfliktin që po ndodh në Irak. Kjo, paravërisht faktit se Irani i ka mbështetur forcat për të ruajtur paprekshmërinë territoriale dhe shoqërore të Irakut. Kjo është e kundërta e një politike sektare dhe Irani ka bërë thirrje për pajtim në Irak dhe Siri.

Asgjë nga ato që ka bërë apo ka thënë republika islamike e Iranit nuk ka izoluar apo shënjestruar me dashje sunitë apo grupe të tjera fetare. Kjo nuk është në përputhje me politikën iraniane dhe politikën e jashtme. Irani është një shtet pluralist dhe tolerant, ndoshta ky përshkrim i përshtatet më shumë se çdo shteti tjetër në rajon, për momentin. Në fakt, nëse do  ta përshkruanim politikën e Iranit në terma sektarë, atëherë kjo mund të përshkruhet si një politikë pro-muslimane.

Si një jomusliman, unë e shoh dëshirën e Iranit për të mbështetur të gjithë muslimanët në botë, pa marrë parasysh sektin e tyre, si diçka shumë të habitshme. Ka qënë ky përkushtim për të mbështetur të gjithë muslimanët, pa diskriminim për përkatësinë etnike apo sektare që ka bërë që vendet me shumicë shiite të mbështesin palestinezët me shumicë sunite, dhe kjo ka shkaktuar urrejtjen e zionistëve ndaj parimeve të Iranit. Ky detaj i veçantë është me rëndësi, sepse kjo do të thotë se mbështetja e Iranit për sunitë është një faktor që ka terhequr shumë armiqësinë e Perandimit dhe Izraelit. Si mundet një shtet kaq i vendosur në mbështetjen e të gjithë muslimanëve të jetë sektar?

Do të doja që për një moment, lexues të tjerë në Perëndim t’i kushtonin kujdes asaj që kam shkruar. Logjikisht, ne e dimë se një vend nuk mundet njëkohësisht të mbështesë të gjithë muslimanët në botë, e në të njëtën kohë të ndjekë një axhendë të dhunshme sektare brenda Islamit. Dikush, pa dyshim që po gënjen shumë në lidhje me këtë çështje.

E vërteta ëshë se nëse Irani do të ishte me të vërtetë sektar, nuk do të kishte asnjë mosmarrëveshje me Perandimin dhe Izraelin, sepse nuk do të kishte asnjë interes në ngjarjet në Palestinë apo ndaj krimeve të Zionizmit. Ai do t’i kishte braktisur këto çështje krejtësisht, sepse ato nuk i shqetësojnë në mënyrë direkte iranianët apo shiat.

Palestina, shumë larg gjeografikisht nga Irani, nuk mund të ketë interes sektar për Iranin. Interesi i Iranit në këtë pjesë të botës nuk mund të jetë sektar, apo një shtrirje e ftohtë e pushtetit të Iranit, sepse fati i palestinezëve është i parëndësishëm për çfarëdolloj shtrirjeje të realpolitikës iraniane në rajon. Irani është i detyruar t’i mbështesë palestinezët për të mbrojtur tërësinë e Islamit - nuk është kusht të përputhet me interesat e Iranit.

Të pretendosh në të njëjtën kohë se mbështetja e Iranit për palestinezët dhe mbështetja e Iranit ndaj sektarizmit është një kërcënim për stabilitetin e Lindjes së Mesme nuk është e mundur për cilindo që ka sado pak llogjikë, për shkak se këto pretendime janë përjashtuese të njëra-tjetrës. Është e pamudur që Irani të mund të jetë sektar dhe i nxitur nga interesa vetjake të ngushta, dhe njëkohësisht të mbështesë anëtarë të largët të një sekti tjetër, me koston e urrejtjes së zionistëve ndaj Iranit.

Politika e Iranit ndaj vendeve të tjera muslimane dhe sekteve të tjera muslimane është e bazuar në altruizëm dhe në një dëshirë të vërtetë për harmoni rajonale. Për fat të keq, politikat e shumë prej këtyre vendeve të tjera muslimane janë të karakterizuara nga servilizmi  dhe bindja ndaj Shteteve të Bashkuara, e cila e ka përfshirë veten në një kryqëzatë kundër vetë Islamit. Këto shtete përhapin pështjellim, ekstremizëm, paqëndrueshmëri dhe vetëshkatërrim në mesin e muslimanëve, dhe i vënë muslimanët kundër njëri-tjetrit si pjesë e një loje egoiste për arsye të pushtetit gjeopolitik, i cila e injoron Islamin dhe të drejtat e njeriut.

Ka edhe më shumë prova të qarta që tregojnë se idea e Iranit si sektar është e rreme. Shoqëria iraniane përshkruhet në shumë kurse universitetesh si një shoqëri çuditërisht tolerante ndaj kulturave të tjera dhe grupeve fetare. Ka komunitete të shumta nga besime dhe sekte të tjera të Islamit që banojnë në mënyrë paqësore në Iran. Madje, edhe shtypi më anti-Iranian në Amerikë dhe Britani nuk mund të gjëjë shembuj domethënës të përsekutimeve fetare në Iran. Askush nuk përsekutohet apo detyrohet të futet në shiizëm. Nuk ka tekfirsa iranianë që i përjashtojnë muslimanët që nuk ndajnë të njëjtin besim. Çdo analizë e përqëndruar në kulturën iraniane, shoqërinë dhe udhëheqjen do të shpalosë të njëjtin vend pluralist dhe tolerant.

Le ta krahasojmë me Arabinë Saudite, një vend rajonal, të cilit i pëlqen ta akuzojë Iranin se ndjek qëllime egoiste sektare. Arabisë Saudite i pëlqen ta shoh veten si një fuqi rajonale, ndikimi i të cilës është duke u cënuar nga Irani, por kjo garë ekziston vetëm në mendjen e Saudisë. Në të vërtetë, problemi i Arabisë Saudite nuk është Irani, por krijimet e grupeve terroriste pa udhëheqës, si i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS), i cili ekziston për të ushqyer iluzionet e ndikimit dhe të pushtetit të Saudisë.

Në Arabinë Saudite, shijat persekutohen, hebrenjtë urrehen dhe të krishterët dënohen me vdekje. Për më tepër, Arabia Saudite mbështet të gjithë “kryengritjen” sektare të minoritetit suni kundër shumicës shiite në Irak, e ndikuar nga makthi sektar për të sulmuar shiat.

Në Irak dhë në Siri ka një ideologji pushteti të tekfirsave që rrjedh nga militantët e mbështetur nga Saudia,  të cilët pretendojnë se përfaqësojnë të gjithë sunitë. Kjo, pavarësisht faktit se shumica e sunive nuk i mbështesin ata. E gjithë kjo ndarje barbare po zhvillon një fushatë sektare gjenocidi kundër shumicës dhe aparatit pluralist drejtues të shtetit të Irakut.

Tani le të shohin se kush po promovon sektarizmin në rajon. Retorika e Arabisë Saudite është e turpshme dhe anti-shia. Nuk ka asnjë dyshim në mendjen e askujt se Arabia Saudite nuk ka asnjë respekt për shiat, apo ndonjë dëshirë për të bashkëjetuar me ta, kështu që mund të bëjmë një analiza të thellë këtu të Arabisë Saudite. Le të shohim Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

A shqetësohen ata për sektarizmin në rajon? Çfarë bëjnë ata për ta ndaluar këtë? Asgjë!

Zyrtarish, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shqetësohen per sektarizmin, duke e shfaqur atë si një rrezik për rajonin. Por, kur senatorë amerikanë si John Barrosso bëjnë thirrje që Iraku të ndahet, ndërsa Izraeli del haptaz në mbështetje të pavarësisë së kurdëve, fajkojnë e vërtetë të sektarizmi dalin hapur.

Çarjet shoqërore në Irak janë shkaktuar me qëllim nga Perëndimi dhe kukullat e saj në rajon në çdo hap. Nuk ka kufi të nxitjes së tyre të sektarizmit.  Në fakt, sektarizmi është narrativa e tyre kryesore në Irak, dhe përdorin gjuhën e sektarizmi për të ndezur konfliktin.

Një ndarje e vendit, apo marrja e Bagdadit nga ISIS-i do të ishte degjenerimi i fundit në sektarizëm në Irak. Rënia e Bashar al Asadit do të ishte degjenerimi i fundit në sektarizëm në Siri. Të vetmet institute kundër sektarizmit në Siri dhe Irak janë institutet e shtetit.

Rezultati i vetëm i mundshëm i ndarjes së Irakut apo i largimit të Asadit do të ishte krijimi i zonave të errëta të paqeverisura, kaos dhe thellim i sektarizmit, përveç nëse një urdhër islam alternativ do të mund të formohej në interes të harmonisë. Mbështetja e këtyre dy shteteve në Siri dhe Irak është e vetmja mbrojtje kundër sektarizmi në këto momente dhe kushdo që e vlerëson paqen duhet ta pranojë këtë.

Pasi regjimi ka ndërmarrë hapat për të braktisur shtetin pluralist dhe i ka dhënë autoritet entiteteve sektare, ai ka mbështetur sektarizmin. Irani nuk e ka bërë këtë gjë, në asnjë moment. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në fakt po e marrin në konsideratë një shpërbërje të tillë kombëtare, si një mënyrë për të ushqyer vizionin e tyre të dhunshëm dhe përçarës në rajon.

Kur shohim pretendimin rreth Iranit për sektarizëm në një kontekst më të gjërë ku Irani mbështet palestinezët dhe është i angazhuar për unitet dhe paqe në Irak, Siri dhe Liban, pretendimi del haptaz si një gënjeshtër e patolerueshme. I vetmi sektarizëm në rajon është i njëanshëm, i inkurajuar nga pakujdesia e aleatëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara.

 

 Harry J. Bentham është një shkrimtar politik nga Britania. Ai aktualisht është në bordin këshillimor të Fondacionit think tank “Varka e Shpërtimit”. Puna e tij mund të gjendet në një numër të madh publikimesh online, përfshirë gazeten radikale “Dissident Voice”. Puna e tij, e pranuar mirë nga lexuesit, ka vënë theksin në pabarazitë globale ekonomike dhe përfitimet e ndryshimit të shoqërisë të shtyra nga teknologjia.