ISIL mbulon krimet e regjimit të Izraelit
Imami i Ditës së Xhuma në Teheran, Ajetullah Muhammed Ali Muvahhedi Kermani, të premten në Hytben, predikimin, para xhematit tha se operacionet terroriste nga terroristët tekfiristë në Irak synojnë të largojnë vëmendjen e publikut nga krimet e regjimi cionist.
Sipas Press TV, ai tha: Një nga
objektivat kryesore të prezencës së Isil (i ashtu-quajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levant--Sirisë) në rajon
është për të shmangur opinionit publik nga krimet e Izraelit.
Dijetari fetar shtoi: Grupi
kriminel i Isil-it është krijuar për depërtimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme
apo në rajon.
Ajetullah Movahhedi Kermani tha se
fuqitë arrogante janë duke mbështetur grupet terroriste të Isil-it, duke shtuar
se organet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet që ta dënojnë
Isil-in.
Ai ripohoi se kriza në Irak nuk
është për shkak të mosmarrëveshjeve sektare, sepse dijetarët fetarë me vlerë
të Irakut kanë thënë jo dhe e vlerësojnë rolin e tyre me ndikim në
fitoren e ushtrisë irakiane kundër terroristëve tekfiristë.
Mbi një milion irakianë janë larguar
nga shtëpitë e tyre gjatë muajit qershor, që kur terroristët e Isil morën Mosulin, Tikritin dhe qytete të
tjera në zonat veriperëndimore të Irakut. Tikriti u rimorrë më pas nga ushtria
e Irakut.
Sipas vlerësimeve nga Kombet e
Bashkuara dhe të dhënat zyrtare të Irakut, më shumë se 2.400 njerëz janë vrarë
në muajin qershor.