İran

Tekfiristët nuk arrijnë të kuptojnë Kur’anin siç duhet kuptuar

Komandanti i Bazës Ajrore të Mbrojtje të Iranit Hatam al-Anbia,  tha se problemi i ekstremistëve tekfiristë është se ata nuk kanë arritur të kuptojnë siç duhet mësimet e Kur'anit.


     Gjeneral Brigade, Ferzad Ismaili bëri këtë vërejtje gjatë një vizite në në një shkollë, në një klasë, ku mësohen bazat e Kur'anit, të mërkurën, duke shtuar se Tekfiristët kanë shkaktuar përplasje dhe kaos në disa vende për shkak të mungesës së të kuptuarit të thellë dhe të saktë të Kur’anit, njoftoi agjencia e lajmeve Fars.


     Ne duhet të përfitojnë nga Kur’ani të pranojmë Islamin e vërtetë jo  ”Islamin e Amerikës” që Tekfiristët, ekstremistët, janë duke mbrojtur.


     Komentet e tij vijnë ndërsa militantët tekfiristë  nga grupi i  ashtuquajtur Shtetit Islam i Irakut dhe Levanti (ISIL) vazhdojnë të kryejnë mizori në disa pjesë të Irakut në emër të Islamit.


     Me 10 qershor 2014, militantët tekfiristë të ISIL-it morën kontrollin e Mosulit, kryeqyteti i Provincës Niniven të Irakut, i cili u pasua nga rënia e Tikritit, që ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.


      Gjatë ditëve të fundit, forcat e armatosura irakiane kanë qenë të angazhuar në përleshjeve të ashpra me terroristët e  ISIL-it, të cilët kanë pushtuar pjesë të Irakut dhe kanë shpallur një të ashtuquajturin “Halifati  Islamik.”


     Autoritetet e larta myslimane kanë dënuar mizoritë  e ISIL-it duke përfshirë ekzekutimet masive dhe dhunimet