Luftanija amerikane rrëzoi avionin iranian në vitin 1988, 290 vetë u vranë
Në vitin 1988, 290 njerëz u vraë nga një sulm amerikan me raketa kundër një aeroplani pasagjerësh iranian.
Avioni Airbus A-300 (IR655), i cili mbane 274 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit, sapo sapo kishte dalë nga qyteti jugor bregdetar iranian Bandar Abbas dhe ishte drejtur për në Dubai, kur u shënjestrua nga dy raketa standarde amerikane më 3 korrik 1988.
Pas incidentit, zyrtarët amerikanë thanë se se luftanija e tyre e kishte ngatërruar avionin e pasagjerëve për një avion sulmues iranian F-14. Ky pohim është bërë pasi në luftanije ishte montuar sistemi i sofistikuar i radarëve.
Avioni i linjës ishte pajisur më një transmetues të veçantë për të dhënë një sinjal specifik në momentin kur kapej nga një radar i një kundërshtari të mundshëm.
Për shkak të vonesave në fluturim, luftanija filloi paralajmërimin në një frekuencë ushtarake, duke e ngatërruar kështu avionin civil iranian më një avion luftarak.
Përpjekjet për të kontakuar me Fluturimin 655 dështuan, pasi ata e kishin dërguar në frekuencat e gabuara.
Edhe pse nuk ka të dhëna të raportuara të regjistruara të ndonjë identifikimi, anëtarët e ekuipazhit të luftanijes e keqinterpretuan sinjalin.
Vendimi për të rrëzuar avionin iranian, thuhet se u mor në bazë të këshillave përsonale, duke kaluar nga oficerët e rinjë, pavarësisht provave të kundërta që tregonte bordi elektronik.
Qeveria e Shteteve të Bashkura, deri më tani ka refuzuar të pranojë krimin e saj në këtë incident tragjik, dhe në vend të kësaj, vazhdon të fajësojë Iranin për këtë.
Më vonë, Uashingtoni paguajti rreth 95 milionë dollarë si kompensim për viktimat iraniane me avion.
Megjithatë, paratë nuk arritën të qetësojnë ndjenjat anti-amerikane në Iran, ku njerëzit prisnin që kapiteni amerikan, William Rogers të mbahej si përgjegjës për aktet e tij kriminale.
Në vend të kesaj, Rogersit iu dha medalie prestigjoze të Legjionit të Meritës, për të ashtuquajturin shërbimin e tij të paçmueshëm.