Ish-vajzë Playboyi – kthehet në Islam
Vetëm Allahu mund të shpërblejë të gjithë ata që u lutën për jetën time të re, tha 28-vjeçarja.
Ra dashuri me shaminë islame apo
hixhabin, vajza e playbojit nga Malajzia
ka vendosur të kthehet në Islam, në ditëlindjen e saj, më 3 Korrik 2014, tre muaj
pasi është duke marrë me një punë të re si një modele për hixhabe.
Unë shpresoj se të gjithë do
të luten që unë do të jem e durueshme dhe e përkushtuar në udhëtimin tim të
ri, tha Felixia Yeap në postimin e saj, në faqen e saj të Facebookut, që
ka më shumë se 750.000 pëlqime, kështu raportoi të shtunën, më 28 Qershor 2014,
Malaysia Chronicle.
Vetëm Allahu mund të shpërblejë
të gjithë ata që u lutën për jetën time të re, shtoi 28-vjeçarja.
Statusi ka njoftuar planin e saj për t’u kthyer
në Islam që është pranuar gjerësisht prej shumë tifozëve të saj, të cilët e
përgëzojnë ate për vendimin e saj.
Felixia Yeap ka pozue për Playboy
Filipine, duke bërë një karierë modelimi për tri vjet.
Gjatë këtyre viteve, ajo tha se ndjenjat
e saj ishin përdorur nga njerëzit vetëm për argëtim, në vend të një
gruaje për martesë.
Në vitin 2013, jeta e malajzanes së
re ndryshoi pasi bie në dashuri me hixhabin, kur ajo mori një ofertë për paradë
me hixhab për një çështje komerciale, kjo ngjarje ishte një rast që i dha
ndjenjat e saj të papara të mbrojtjes, të lumturisë dhe sigurisë.
Unë besoj se unë kam më vlerë,
se sa vetëm kur paraqes trupin e zhveshur. Unë jam më shumë se kjo.
Dhe unë nuk do të ndjehen
krenare nëse vëmendja apo fama që sjellë modelimi të më shikojnë si idhullin e
tyre, tha ajo në një postim në blogun me titull E vërteta prapa Hixhabit
tim, në vitin e kaluar.
Muslimanët malajzisanë përbëjnë rreth
60 për qind prej 26-milion banorëve të Malajzisë, ndërsa të krishterët përbëjnë
rreth 9.1 për qind.
Islami e sheh mbulesën si një kod të
obligueshëm të veshjes dhe jo një simbol fetar që i shfaqë dikujt përkatësinë.
Statusi i gruas në Islam është shpesh
cak i sulmeve në mediat laike, me shumë duke e përmendur veshjen islame si një
shembull i “nënshtrimit” të grave sipas ligjit islamik.
Megjithatë, e vërteta është se 1400
vjet më parë, Islami i ka njohur të drejtat e grave në një mënyrë që i jep
atyre mbrojtjen më të madhe dhe i respekton, një kombinim që sistemet tjera
dështojnë për të ofruar.
Islami i ka dhënë atyre lirinë e
shprehjes, pjesëmarrjen në politikë, në biznes dhe të drejtat financiare, dhe
kërkon nga pjesa tjetër e shoqërisë për
t’i nderuar ato me një nderim të lartë dhe t'u ofrojë atyre respektin e duhur
si nëna, motra, gra dhe bija.