Zhvillohen sesione Kur'anore për studentët në Japoni
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, një seri e sesioneve Kur'anore do të mbahen nga Qendra Kulturore Iraniane në Japoni.
Sipas degës së agjencisë IKNA, në
Azinë Lindore, sesionet javore janë organizuar për studentët iranian që banojnë
në Tokio dhe qytetet e afërta.
Këndim Kur’ani, diskutime mbi
çështjet filozofike në funksion të Kur'anit, studime për imamët dhe fjalime për
çështje fetare janë pjesë të ndryshme të programit.
Murteza Hejdarinexhad dhe Sejjid
Ali Faregh janë dy ekspertët që udhëzojnë në sesionet Kur'anore dhe të japin
përgjigje për pyetjet e shtruara nga studentët.
Falja me xhemat e namazit të
akshamit dhe jacisë dhe recitimi i disa pjesëve të Sahifah Sexhxhadijjeh janë
pjesë të tjera në kuadër të programit.