ISIL kërkon vrasjen e Ajetullah Sistani, Nasrallahut...
Shteti i ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIL apo ISIS) është duke kërkuar për të vrarë disa prej figurave figurave shi’ite, kështu tha Organizata për Drejtësi dhe Zhvillimin e të Drejtave të Njeriut.
Organizata, e cila ka paraqitur një
raport mbi aktivitetet e ISIL-it, tha burimi i lartë irakian, në mesin e atyre
që janë në plan të grupit militantë për t’u vrarë janë : Ajetullah Ali al-Sistani,
lideri i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah dhe autoriteti fetar i Irakut, Muktada
al-Sadr, njofton e gazeta e përditshme Al-Dastour.
Vrasjet kanë për qëllim përhapjen
grindjeve sektare mes myslimanëve shi’itë
dhe myslimanëve sunnitë në rajon, tha organizata.
Terroristët e ISIL-it kanë kryer mizori në pjesë të ndryshme të Irakut në javët
e fundit.
Forcat e armatosura të Irakut kanë
qenë të angazhuar në përleshje të ashpra me terroristët, të cilët kanë
kërcënuar për të vazhduar aktet e dhunës në qytete të tjera të Irakut, duke
përfshirë edhe kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Megjithatë, paraprakisht, ISIL-i është
ngadalësuar sepse forcat ushtarake dhe vullnetare të Irakut kanë filluar të
angazhohen në disa fronte.
Autoritetet e larta fetare myslimane kanë
dënuar mizoritë e ISIL-it, duke përfshirë ekzekutimet masive dhe dhunimet.
Kryeminsitri i Irakut, Nuri
al-Maliki ka thënë kohët e fundit se forcat ajrore dhe tokësore të Bagdadit do
të kthejnë valën kundër të ashtuquajturit ISIL dhe kundër grupeve të tij
militante brenda ditësh. Maliki është zotuar se forcat e sigurimit të vendit do
të përballet me militantët e përkrahur nga të huajt.