ISIL deklaron se Abu Bakr al-Baghdadi u shpallë 'Halif' i xhihadistëve
Shkruan: Jessica Chasmar
Militantët sunnitë që luftojnë në Siri dhe Irak njoftuan të dielën krijimin e një Halifati Islamik dhe deklaruan se shefi ISIL-it Ebu Bekr el-Bagdadi është shpallur Halif.
Shura (Këshilli) e shtetit
islam u takuan dhe diskutuan këtë çështje (çështjen e halifatit), Ebu
Muhammed el-Adnani, një zëdhënës i Shtetit Islam të Irakut dhe Sirisë, tha në
një regjistrim audio të shpërndarë në internet, raportoi Agjencia France
Presse.
Shteti Islam vendosi të
krijojë një halifat islamik dhe të caktojë një halif për gjendjen e
muslimanëve, tha ai. Kleriku xhihadist Bagdadi ëshë caktuar halif
i muslimanëve.
Bagdadi e ka pranuar këtë me besnikëri,
dhe është bërë kështu lider për gjithë muslimanët kudo, vazhdoi ai, duke
e përshkruar halifatin si një ëndërr
në të gjitha zemrat e muslimanëve dhe shpresën e të gjithë
xhihadistëve., njoftoi agjencia AFP.
Bagdadi, 43 vjeçar, me sa duket u
bashkua me kryengritjen në Irak pasi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhynë në vitin 2003, një kohë ka kaluar në
një burg ushtarak amerikan në Irak, sipas raportit të agjencisë AFP. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë
shpallur terrorist në muajin tetor, 2001.
Bagdadi mori drejtimi
e ISIL-it në muajin prill, 2010, kur ISIL-ishte i lidhur me Al-Kaiden.
Ai kërkoi të bashkojë grupin e Fronit
Al-Nusra me Al-Kaidën siriane, por Fronti Al-Nusra e kundërshtoi marrëveshjen,
dhe të dy grupet kanë operuar kryesisht veçmas që nga viti, sipas AFP.
Burimi: The Washington Times