Kulturë

Forumi në Ekspozitën e Kur'anit hulumton Enciklopedinë e Kur’anit

Në një forum të mbajtur në Ekspozitën e 22-të Ndërkombëtare për Kur’anin Shenjtë, u hulumtuan dobësitë dhe përparësitë  apo pikat negative, dhe anët pozitive, të  Enciklopedisë së Kur’anit.  


    Forumi u ndoq nga Dr. Maxhid Ma'aref, i cili ka mbikëqyrur përkthimin e punës në persisht, dhe Handakabadi, një anëtar i ekipit të përkthimit.


     Dr. Mexhid Ma'aref tha se orientalistët që studiojnë Kur'anin zakonisht e bëjnë këtë me një qëndrim negativ.


    Ai tha, megjithatë, se Enciklopedia e Kur’anit është një punë plotësisht shkencore dhe akademike dhe kjo është një pasuri për  Enciklopedinë.


   Eksperti shtoi se autorët e artikujve të Enciklopedisë  janë përpjekur që të jenë të paanshëm.


    Ai iu referua përdorimit të studimeve krahasuese, si një tjetër përparësi e Enciklopedisë së Kur’anit, e cila mund të konsiderohet edhe si një dobësi nga disa aspekte, si për shembull ku thuhet se Kur'ani është ndikuar nga Besëlidhja e Vjetër dhe nga Besëlidhja e Re.


     Dr. Mexhid Ma'aref tha se dy volumet janë përkthyer në persishte deri tani, duke vënë në dukje se vëllimi i dytë është më shumë i lidhur me çështjet Kur'anore se sa vëllimi i parë.  

 

    Ai më tej iu referua pikave të dobëta të Enciklopedisë së Kur’anit  dhe tha se ka shumë pak nga burimet Shi’ite.


    Më vonë në forum, Handakabadi tha se audienca e synuar e Enciklopedisë së Kur’anit është një punë për ekspertë të fushës dhe jo  audienca e  synuar  nuk është publiku i gjerë.


    Forumi u organizua në sallën e Shenjtë të Konferencave të Mbrojtjes Kopshti-Muzeu, në Teheran, që ishte mikëpritëse e Ekspozitës së 22 Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë  dhe do të jetë e hapur deri më 13 Korrik 2014.


    Enciklopedia e Kur’anit është një punë akademike me artikuj mbi temat më të rëndësishme dhe të subjekteve të Kur'anit të Shenjtë.


     Sipas botuesit, Brill, Enciklopedia e kombinon rendin, rregullin sipas  alfabetit dhe artikujt në lidhje me përmbajtjen e Kur'anit.


     Ky është një fjalor enciklopedik i termave Kur'anore, konceptet, personalitete, emrat e vendeve, historinë kulturore dhe ekzegjezës të zgjeruar me esse mbi temat më të rëndësishme dhe të subjekteve brenda studimeve Kur'anore, shkruan botues, Brill.