İran

Emiratet e Bashkuara Arabe kthehen kah Irani

src=http://mediaelire.net/images/arap%20emirlikleri.jpg

Para një viti analisti amerikan dhe ekspert për Lindjen e Afërme Kevin Barret në një intervistë për Press TV ka thënë “ se Arabia Saudite ka tradhtuar botën Islame  dhe në dëm të myslimanëve të Lindjes së Afërme e përkrah SHBA-në dhe Izraelin”. Në kohën gjersa Arabia Saudite me represionin brutal ka shuar edhe shenjat më të vogla të “pranverës arabe” në brendi të kufijve të vet, në anën tjetër sipas udhëzimeve të cilët i vinin nga Uashingtoni me vullnet më të madh ka përkrahur, financuar dhe armatosur ”opozitën demokratike” kudo, në të cilin është vendosur që të bëhet ndërrimi i pushtetit.

Barret sqaron se aleanca në mes Riadit dhe Uashingtonit në nivelin më të lartë daton që nga marrëveshja në mes mbretit Saud dhe presidentit të atëhershëm amerikan Ruzvelt i cili është nënshkruar me 12  shkurt 1945 në anijen ushtarake amerikane Quint, dhe se gjer në ditët e sotshme, ka mbijetuar 6 mbretër saudit. Imperializmi amerikan, e me të edhe imperializmi dhe hegjemonizmi izraelit ushqehen me petrodollar saudit, por Kevin Barreti pyet veten si është e mundur që bota Islame është e verbër dhe nuk sheh që nga koha e ibn Saudit, kur ka nënshkruar marrëveshjen me Amerikën, ka hyrë në pakt me lobin proizraelit i cili udhëheq me Uashingtonin. Sauditët e kanë tradhtuar botën Islame dhe fundi i Palestinës nisi në vitin kur janë dakorduar me marrëveshje të nënshkruar Ibn Saudi me Ruzveltin. Arabia Saudite tani në shumë shtete përkrah”pranverën arabe” por në brendi të shtetit të tij nuk lejon kurrfarë forme të protestës kundër qeverisë dhe pallatit mbretëror saudit. Në shtetin fqinj të Bahrejnit kanë dërguar ushtrinë dhe me bekimin amerikan kanë kryer invazion ushtarak në këtë shtet, që të mos vie gjer te ndërrimi i regjimit në Manama të Bahrejnit, deklaroi Barreti dhe këtë aleancë, ai e quan boshti i së keqes amerikano-saudite-cioniste.
            Edhe pse mbretëria saudite është shembull i së keqes në Lindjen e Afërme, për shkak të rolit të saj  në krizën siriane dhe si gjenerator kryesor i zgjerimit të urrejtjes sektare në mes myslimanëve, në situatën e gjithëmbarshme duhet shikuar me një optimizëm. Sipas mendimit të tij në Arabinë Saudite popullsia është relativisht e re, dhe se ky është shkaku kryesor që për një kohë të gjatë nuk do të mund të mbahej status quo-ja. Shpresoj që njerëzit në Arabinë Saudite një ditë do të zgjohen dhe do të kërkojnë ndryshime. “Ky është një shpërthim  të cilin Lindja e Afërt e ka pritur vite me rrallë, dekada me rrallë, dhe sinqerisht mendoj se politikanët amerikan janë të tmerruar pasi që kanë kuptuar se kanë krijuar një situate të paqëndrueshme në marrëdhëniet e tyre me sauditët. Ata kanë trashëguar lëvizjen vehabite  jotolerante, të krijuar nga anglezët. Tekfiristët saudit kanë pas rol që të fusin ndarje në botën Islame dhe se vetëm ata ishin të cilët kanë caktuar kush janë” myslimanët e drejtë” e kush nuk janë. Por, ditët e tyre janë të numëruara. Popullsia në Arabinë Saudite është relativisht e re, çdo ditë e më shumë e arsimuar, dhe janë të vetëdijshëm se ç’po ndodh me të vërtetë në botë. Tani, ata janë  edhe më të vetëdijshëm se qeveria e tyre saudite është meritore për zgjerimin e Izraelit dhe forcimin e imperializmit amerikan” ka deklaruar Kevin Barret.

Ashtu sikurse ka vënë re eksperti amerikan Kevin Barret,  për këtë kanë qenë të vetëdijshëm edhe në State Departmentin amerikan  dhe kanë luajtur në letrën e fundit, atë të Bandar bin Sulltan, mikut të madh të familjes së Bushit dhe princit të “xhihadit”, i cili në korrik të këtij viti nga sekretari amerikan i shtetit John Kerrit ka marrë tre muaj kohë, që të zgjedh çështjen rajonale, që me çdo çmim të rrëzojë qeverinë e Bashar Asadit në Damask, me të cilin njëherë e përgjithmonë, do të largojë kundërshtarin e Uashingtonit, dhe njëkohësisht do të forcojë pozitën e Arabisë Saudite në disa dekada të ardhshme dhe do të parandalojë çfarëdo mundësie eventuale të ndërrimit në këtë shtet. Pas marrëveshjes John Kerry- Bandar Sulltan, ka pasuar ofensiva jo e suksesshme e të gjitha fraksioneve kryengritëse në veri të Sirisë, nga FSA-ja e gjer te Al Nusra e ISIL-i.

Pas kësaj me 21 gusht 2013 në paralagjet e Damaskut u krye sulmi kimik i cili ka dashur të jetë shkas për intervenimin amerikan, por në përpjekje dëshpëruese që të kryej misionin e vet Bandar Sulltani mori guxim që presidentit rus Vladimir Putinit të ofrojë miliarda dollar për kontratë blerje të armatimit rus, dhe se do të bëj çmos që kryengritësit islamik të Kavkazit të ndërprenë aktivitetet e tyre terroriste gjatë kohës së mbajtjes së Lojërave Olimpike dimërore në Soçi. Putini ofertën e Bandarit e refuzoi me fjalët

” Rusia  nuk i shet miqtë e saj”, ndërsa me ofertën  për të ofruar mbrojtje Rusisë gjatë Lojërave Olimpike dimërore, prici saudit Bandar Sulltani praktikisht pranoi se qëndron mbrapa forcave kryengritëse në Lindjen e Afërt dhe në Kavkaz. Në Uashington ka qenë shpesh mysafir i mirëpritur, por debakli i tij që e përjetoi në Siri e solli atë në situatë që tani administrata amerikane ta shikoj me sy të tjerë. John Kerry e ka qortuar princin saudit, pasi që vlerësimet informative konfirmojnë se armatimin me të cilin pushteti saudit po i furnizon kryengritësit në Siri do të mund të përdoret kundër SHBA-ve.

            Qëndrimi kokëfortë i Bandar Sulltanit e solli Uashingtonin që të ekspozohet shqetësimeve të panevojshme  të cilët ka mund të anashkalojë. Princi saudit në Siri i ka tërhequr veprimet të cilët e sollën në atë gjendje që bashkëpunimi i Arabisë Saudite me Izraelin, që dekada me rrallë ishte sekret, tani doli në shesh si sekret i hapur. Gordon Duff shkruan se Al Qaeda kurrë nuk ka ndërmarr ndonjë hap i cili do të ishte kërcënimi i sigurisë së shtetit hebre, dhe se tani ajo vet po bëhet objekt i rishikimit të saj në botën Islame. Lidhjet e forta të Bandarit me terroristët dhe qindra miliard dollar armatimi amerikan në posedim të sauditëve është përzierje e fuqishme eksploduese e cila do të mund të sjell gjer te destabilizimi i Arabisë Saudite nga brenda, që për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishte një humbje e madhe financiare, që për momentin nuk do të lejojë në asnjë mënyre.

Në përfundim mund të thuhet, pasi që para ca ditësh Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani nënshkruan Memorandumin për mirëkuptim për çështjet e përbashkëta të sigurisë ne mes tyre, Arabia Saudite është treguar në dritën e vërtetë të saj, dhe tani  të gjithëve e qartë se kërcënimi për stabilitetin rajonal nuk janë Irani dhe Siria, por fundamentalizmi  fetar vehabit saudit i inkorporuar në platformën politike të ekstremistëve islamik. Botës Islamike tani është e qartë se pushteti saudit luan në letrën e ndarjeve sektare në mes myslimanëve që të jenë të përshtatshme SHBA-ve dhe Izraelit, ndërsa për vete të sigurojnë privilegjet e duhura. Në dëm të gjithë myslimanëve dhe të vet sauditëve arab familja mbretërore saudite me forcë i mban të nënshtruara  dhe një pjesë të madhe në varfëri, dekada me rrallë duke destabilizuar shtete e Afrikës Veriore, Lindjes së Afërt, e gjer në shtetet e Azisë së mesme.

Goditje të forte hegjemonisë saudite në botën Islame i solli Memorandumi për mirëkuptim dhe siguri të cilin e nënshkruan me 23 tetor  2013 Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërcënimi terrorist në Siri e Irak, bënë që EBA-ja dhe shtetet tjera të kthehen kah Irani dhe që zyrtarët qeveritar të tyre të rishqyrtojnë politikën  e tyre të gjertanishme. Arsyeja është e qartë, kudo që administrate amerikane është përzier në mënyrë direkt me miqtë e saj nga Riadi, ka rezultuar me kaos dhe gjakderdhje të paparë në ato shtete. Prodhimi ë luftërave si mënyra që të mbahej në jetë, është sinonimi i përbashkët për politikën e përbashkët të jashtme amerikano-saudite-izraelite. Pas Mubarakut dhe Ben Alisë, është të gjithëve e qartë se marrëdhëniet e mira aktuale me Shtëpinë e Bardhë nuk do të thotë edhe garantimin e sigurt të pushtetit, dhe se është mire që të mbahen marrëdhënie të mira me më shumë fuqitë botërore dhe rajonale. Emiratet e Bashkuara Arabe janë të parët të cilët në kuadër të sektorit të sigurisë janë dakorduar haptas me Iranin, për të parandaluar në territorin  e vet skenarin eventual libian apo sirian.

Burimet: Global Times, Veterans Today, Press TV, Avance, Voice of Russia

mediaelire.net