Hoti në rrjedhat e shekujve!
Simpozium Shkencor I Pare Mbajtur Jashtë Kufijve Në Nder Të Një Kombi Që Su Kujtua Kurrë Në Vlera Dhe Sakrifica.
Në venat e gjakut Malsor ka rrjedhur, ndër shekuj, gjaku fisnik i Bejlerëve që formuan Historinë. Këta fise heroike trronditën tokat otomane dhe mbarëbotërore me heroizmin trrimëror-fisnik. Ata që kurorëzuan krijimin e shtetit shqiptar ishin Martirët e Flamurit në 6 Prill 1911 në majën e Bratilës të Malësisë së Madhe. Përveç heronjvë të Grudës, Shkodrës , Trijeshit, Kojës kemi dhe heronjtë e Hotit. Ky I fundit njihet për vlerat e larta Historiko-Gjeografike që i ka falur Shqipërisë në rjedhat e shekujve. Hotin e formojnë shumë fise fisnike. Këta fise e kanë Prejardhjen nga Ujbardha (Plava) e Gucisë. Si element kulturor njihet historikisht kasha e Shën Mëhillit. Hoti e ka origjinën nga Krahina autentike-unike e Pulatit e cila u përfshi në 12 fise ose krahina, midis tyre edhe Hoti, pjesë e Malësissë së Madhe e ndare nga Dukagjinasit në ndarjen e 12 Malcive. Sipas Historisë Malsorët nuk janë pasardhës të Ilirëve, por mund të jenë fis i ardhur nga Kroacia.
Para ardhjes së Turqve, Shqipëria Veriore ka qenë shumë e zhvilluar për shkak të lidhjeve të ngushta që Malësia e Madhe ka pasur me Venedikun. Kjo e fundit lidhej ngushtë me diplomacitë intelektuale të heroit historic Hotjan Andrea Hoti. Malësia e Madhe arriti ti shpëtojë sulmit të Sulltan Muhamedi i dytë në vitin 1479 dhe me heroizëm pat fituar pavarsinë duke kaluar si mal më vete. E gjithë Malcia luftoi e bashkuar, kundër otomanëve, deri në 11 prill 1912. Një fitore që i dha vullnet mbarë shqipërisë për të qendruar të bashkuar duke luftuar forcërisht deri në 29 Nëntor 1912.
Në bazë të kësaj panorama të përgjithshme historike, zërat e artit letrar sollën në dritë të pathënat mbi Malësinë e Madhe dhe Hotin gjatë rrjedhës së shekujve. Këto të pathëna u shpalosën në një Simpozium Shkencor dedikuar Hotit nën Rrjedhën e Shekujve. Ky Simpozium u mbaj në Kishën e “Shën Palit”, Rechester Hills, Michigan-USA. Ligjëratat kushtuar Hotit, u përfaqësuan në 10 tema kryesore. Këto tema përmbajtën fakte Historike, Etnografike, Etnologjike, Sociologjike, Politiko-Shoqërore, Gjeografike, Antropologjiko-Kulturore/Sociale, Gjuhësore/Letrare, Kulturore dhe Religjoze/Shpirtërore.
Nuk do ngelet pa përmendur edhe roli i Hotjanëve në kryengritjen e Malcisë së madhe në 1911 dhe ngritjen e flamurit në preludë. Një kryengritje e cila i solli lirinë jo vetëm Hotjanëve, por edhe gjithë Shqiptarëve neri në 29 Nëntor 1912. Merita i takon Malcisë duke parë hapin e madh në kryengritjen e vitit 1911. Një kryengritje e cila u dha kurajo pjesës tjetër të trojeve Shqiptare në bashkimin kundër pushtimit Otoman.
Familjet dhe figurat e shquara dhanë kontributet e tyre në formimin e historisë së Malcisë së Madhe. Le të “denoncohet” masakra Serbo-Malazeze kundër Hotjanëve. Hotjanët mbrojtën heroikisht pushtimin e Shkodrës, Koplikut, etj. Përgjegjësia që mban Mali i Zi për veprat morale të kriminelit Bajo Stankoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij në masakrat që kreu kundër familjeve malsore dhe vrasjen e Patër Zef Tagaj, famulltar i Traboinit.Jo pak gojëdhëna kanë folur mbi Malsinë e Madhe dhe bëmat e saja historike apo kulturore. Për malësinë thuhet se ka pasur një Folklore të shquar. Të famshme janë ninullat e gjumit e quajtur gjinia e nan’s. Gjuha e këngës ishte ajo e dialektit verior me ngjyra burrërie të Sokolit t’malit.
Autori i shqiar Fran Camaj e krahason Malësinë me Shqiponjën e Malit. Ai thekson se Malsori i ngjan zogjve të shqiponjës në procesin e Metamorfozës duke i dhënë një përshkrim të detajuar pamjes gjenetike. I përshkruante si krijesa që nuk janë parë kurrë. Autorët shkruajnë për Malsinë se ky vend gjithmonë ka luftuar për mbijetesë. Kjo tokë e ashpër është munduar të ruajë përjet traditën dhe kulturën e sajë të vecantë dhe të paklonueshme. E sulmuar nga viruset e jashtme, ajo ka fortifikuar vullnetin për një luftë për mbijetesë. Heronjtë e saj i ngjanin Uliksit të Itakës. Ata u rikthyen në vendlindje pas disa vitesh emigrim dhe mbrojtën fiqishëm ekzistencën e vendit të tyre duke zgjedhur si arme penën, artin, folklorin apo pushkën.
Ky pneumonium më kujton emigrantët e dikurshëm në Amerikën e Largët. Emigrimi në Tokën e Bekuar nuk i detyroi ata të braktisnin traditat e tyre Malsore. Martoheshin pa e njohur burrin dhe këndonin këngët e Tokës Mëmë. Bukur i përshkruan, Martin Dedvukaj, trraditat e Malësisë së Madhe ku vë përball dy botëkuptimet midis Amerikës dhe Malsisë, pra kohës së re dhe të vjetër. Ai shpalos përvetësimin e përjetshëm të traditës Malsore edhe në Tokë të huaj, nën catinë e një epoke moderrne.
REFERENCAT:
1. Malsia e Madhe – Kërkime të rregjistrimeve të gjetura.
2. Anton gjojcaj –“ Letërsia Shqipe në Malin e Zi”
3. Fran Camaj – “Rruga e Pamëshirshme”
4. Martin Dedvukaj – “Katuni Im”; “Dëshmi Kohe”
5. Kolec Traboini – “U Dashka Të Dal natën Vonë”