Iraku

Trazirat në Irak komplot kundër botës myslimane

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad Zarif thotë se trazirat e tanishme në Irak janë një komplot kundër botës myslimane.


     Sipas agjencisë IRIB, Ministri i Jashtëm i Iranit i bëri këto komente të hënën, në një takim me Ministren Sudaneze të Burimeve Njerëzore, Zhvillim dhe të Punës, Ishraka Sejid Mahmud.


     Duke iu referuar krizës në Irak, Muhammed Zarif tha:

   Ajo që po ndodh është një konspiracion i huaj me qëllim të parandalimit të pranisë së fortë të Botës Myslimane në arenën e zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare.


     Muhammed Zarif shtoi se vendet islamike duhet të jenë vigjilente dhe të kenë një pikëpamje strategjike rreth  zhvillimeve, duke vënë në dukje se ata nuk duhet t’i lejojnë armiqtë për të mbjellë farën e përçarjes në mesin e tyre.


     Zyrtari iranian më tej vlerësojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha:

    Ne kemi një pikëpamje strategjike të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe shumë vlera tona na lidhin in me qeverinë sudaneze dhe popullin.


     Ministresha e Sudanit, nga e saj, bëri thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm midis popujve myslimanë, veçanërisht në mes Iranit dhe Sudanit, përballë sfidave të përbashkëta.


    Zyrtarja sudaneze shtoi Asgjë nuk mund të pengojë trendin e marrëdhënieve tona të vjetra, marrëdhëniet miqësore dhe vëllezërore mes dy vendeve myslimane. Sudani gjithmonë do të mbetet aleate e  Iranit dhe do të qëndojë pranë Iranit.