Siria

Terroristët i shërbejnë interesave të SHBA-së, Anglisë

src=http://mediaelire.net/images/alaaddin%20burucerdi.jpg

Një ligjvënës i lartë iranian shpreh keqardhje për situatën në botën muslimane dhe përhapjen e terrorizmit, duke thënë se grupet terroriste po i ndjekin interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë. 
     Sipas Press TV, Kryetar i  Mexhlisit (Kuvendit) për Sigurisë Kombëtare, të Komitetit për Politikë të Jashtme, Alajddin Boruxherdi në një takim me një një delegacion të Kuvendit Federal të Somalisë, të udhëhequr Cabdalle Boss Axmed, të marten, më 29 tetor 2013, tha:  Grupet terroriste, duke përfshirë el- Kaidën dhe Frontin el - Nusra në Siri janë duke i shërbyer interesave dhe politikave të SHBA-ve dhe Anglisë, përmes vrasjeve brutale të popullit mysliman të këtij vendi .

     Parlamentari iranian më tej theksoi rëndësinë e forcimit të unitetit në mes të kombeve muslimane për t'iu kundërvënë sulmeve, ngacmimeve të fuqive botërore.
      Burujerdi, për më tepër, tha se vendet myslimane kanë dobi nga  ndërveprimet ndërkombëtare, për unitetin dhe solidaritetin mes tyre.
     Ai vuri në dukje se Mexhlisi apo Kuvendi i Iranit përkrahë lidhjet miqësore me vendet myslimane në Afrikë .

      Ligjvënësi i lartë iranian shtoi:

    Zgjerimi i marrëdhënieve miqësore në fushat politike, ekonomike dhe kulturore me vendet muslimane është ndër politikat themelore të Republikës Islamike të Iranit .
       Kurse, udhëheqësi i Kuvendit Federal të Somalisë, Cabdalle Boss Axmed, nga ana e tij, tha:

       “Parlamenti Federal i Somalisë i kushton rëndësi forcimit dhe  bashkëpunimit politik , ekonomik dhe parlamentar me Iranin”.