Izrael

Forcat Pushtuese Izraelite sulmuan spitalin në Jerusalem, përloten pacientët dhe stafin

Forcat Pushtuese Izraelite  (IOF) të Premten u futën në Spitalin Makassed në Jerusalem, në mes të zjarreve të rëndë të bombave me gaz lotësjellës.

Burime lokale thanë se dhjetëra pacientë dhe punëtorë mjekësorë pësuan vështirësi në frymëmarrje si rezultat i thithjes së gazit lotësjellës, dhe shumë pacientë u evakuuan në dhoma të tjera.

Sipas të njëjtave burime, Forcat Pushtuese Izraelite  (IOF)   sulmuan dhunshëm spitalin dhe filluan të kontrollojë dhomat dhe zyrat ndërsa gjuante bombola me gaz lotësjellës.

Më tej  Forcat Pushtuese Izraelite  (IOF)   moren ne pyetje në terren  një numër qytetarësh palestinez përpara se të tërhiqeshin nga vendi.

Ky sulm nuk është i pari i këtij lloji. Administrata e Spitalit Makassed është ankuar në mënyrë të përsëritur pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave të të drejtave të njeriut për sulmet e rregullta të  Forcave Pushtuese Izraelite  (IOF)  ndaj spitalit,  pacientëve dhe stafit të tij, megjithatë të gjitha thirrjet për veprim kanë rënë në vesh të shurdhër.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: The PIC