Izrael

Forcat Izraelite Pushtuese rrëmbyen 12 palestinezë në Bregun Perëndimor, Jerusalem

Forcat Izraelite Pushtuese  (IOF) në sabah arrestuan 12 shtetas palestinez në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, përfshirë nënën dhe vëllezërit e një të riu palestinez, i cili u qëllua për vdekje nga policia izraelite të hënën natën në Jerusalem.

Burimet lokale thanë se  Forcat Izraelite Pushtuese  (IOF)  arrestoi 12 palestinezë në Jerusalem, Nablus, Kalqilya, Bethlehem, Jenin dhe Tubas.

Midis të arrestuarve ishin nëna dhe dy vëllezërit e dëshmorit palestinez Ashraf Halsa, 30 vjeç, i cili u vra nga policia izraelite të hënën natën pranë Xhamisë al-Aksa.

Policia izraelite qëlloi Ashraf Halsa dhe i ndaloi ekuipazhet mjekësore palestineze që t’i jepnin ndihmën e parë, duke e lënë të rrjedh gjak.

Ata pretenduan se Halsa goditi me thikë dhe plagosi një oficer policie izraelit para se të pushkatohej.

Ndërkohë, përleshje u zhvilluan  midis Forcave Izraelite Pushtuese  ( IOF dhe qytetarëve palestinezë gjatë bastisjeve në shtëpi në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor. Një numër i palestinezëve u arrestuan, përfshirë të miturit, por nuk u raportuan lëndime.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: The PIC