Vetëm Sirianët mund të vendosin fatin e tyre
Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem thotë se vetëm populli sirian mund të zgjedhin të ardhmen e tyre politike dhe liderët, duke hedhur poshtë të gjitha format e ndërhyrjes së jashtme.
Në një takim me të dërguarit special të Lidhjes Arabe në OKB, - Lakhdar Brahimi, të martën, më 20 tetor 2013, Valid Muallem tha:
Siria do të marrë pjesë në Konferencën e Gjenevës II, që bazohet në të drejtën ekskluzive të popullit sirian për të zgjedhur të ardhmen e vetë politike, për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe për të refuzuar të gjitha format e ndërhyrjeve të jashtme.
Brahimi mbërriti në Damask të hënën, si pjesë e një turneu që synon për të mbledhur mbështetje për bisedimet e ardhshme rreth krizës siriane, në Gjenevë synon gjetjen e një zgjidhje politike të konfliktit .
Ai tha: Dialogu do të zhvillohet në mes të Sirianëve.
Duke komentuar rreth takimit të fundit midis përfaqësuesve të koalicionit opozitar Sirian dhe ministrave të jashtëm, të ashtuquajturit Miqtë e Grupit të Sirisë në Londër, të cilët kanë vendosur se Presidenti i Sirisë, Bashar al –Assad në të ardhmën nuk ka asnjë rol për të luajtur në Siri. Kurse, Ministri i Jashtëm i Sirisë, Valid Muallem tha se deklarata ështe një shkelje e të drejtave të popullit sirian.
Brahimi kishte udhëtuar në disa vende, duke përfshirë vendet si Egjipti, Jordania, Iraku, Kuvajti, Turqia dhe Irani, para se të arrijë në Siri për të përgatitur terrenin për Konferencën e Gjenevës - II .
Konferenca e planifikuar Gjeneva II është propozuar nga Rusia dhe SHBA, më 7 maj 2013. Data e Konferencës është vonuar shumë, ka ndryshuar, sepse koalicioni sirian që përkrahet nga të huajt mbetet i ndarë, i përçarë, rreth pjesëmarrjes në këtë mbledhje.