Palestine

Forcat e Regjimit Sionist sulmuan predikuesin e Xhamisë al-Aksa

Forcat izraelite sulmuan shtëpinë e Ekrima Sa'id Sabri, predikuesit të Xhamisë Al-Aksa dhe ish Myftiut të Madh të Jerusalemit,  al-Kuds, për ta marrë atë në pyetje, duke shkaktuar përleshje pranë banesës.

Agjensia e Lajmeve Palestineze Shehab raportoi të mërkurën se sulmi në shtëpinë e Shejh Sabriut, e vendosur në Kudsin e Lindjes,  çoi në përleshje midis trupave izraelite dhe mbështetësve të Myftiut.

Një grup palestinezësh ishin mbledhur jashtë shtëpisë për të protestuar ndaj thirrjes së predikuesit të  Xhamise al-Aksa, por forcat e regjimit  te Tel Avivit  arrestuan disa prej tyre pas përleshjeve.

Policia izraelite sulmoi brutalisht protestuesit, njoftoi faqja e internetit e Qendrës Palestineze të Informacionit (Palinfo), duke shtuar se aktivistë dhe avokatë ishin midis atyre që u morën nën arrest nga Izraeli.

Avokati Halid  Zabarka  tha se arrestimi  i vazhdueshëm i Shejh Sabriut dhe banorëve të tjerë palestinezë të Jerusalemit,  al-Kudsit,  është pjesë e planit të Izraelit për të konsoliduar pushtimin e tij të qytetit dhe hapjen e rrugës për skemat e reja të tij të Judaizimit dhe zgjidhjes.

 Të xhumane e kaluar,  Shejh Sabri u arrestua nga ushtarët izraelitë.  Shejhu tha se ndërsa ishte në paraburgim ai ishte akuzuar për "nxitje dhe pjesëmarrje në protesta", një akuzë të cilën ai e mohoi.

 Shejh Sabriu vuri në dukje se atij i ishte dhënë një urdher ndalesë një javë mos me hye ne Xhamin e a Al-Aksa dhe i dha një thirrje për marrje ne pyetje të mërkurën.