Palestine

Një numër i kolonëve hebrenj defilojnë në Xhaminë Al - Aksa

Dhjetëra kolonistë hebrenj të mërkurën në mëngjes e përdhosën Xhaminë Al - Aksa në Jerusalem, Kudsin, e pushtuar.

Burimet lokale thanë se forcat e policisë izraelite shoqëruan një numër të kolonëve ndërsa ata vizituan oborret e xhamisë, duke shtuar se disa prej tyre ishin parë duke kryer rituale Talmudike.

Të dielën e kaluar, kolonët hebrenj rifilluan provokimet e tyre të përditshme  në Xhaminë  Al-Aksa pasi autoriteti Islam  i Fakefit në Jerusalem rihapi atë në sabah për namazin e sabahut për herë të parë që nga mbyllja e tij në mes të marsit si një masë për të ndaluar  përhapjen e koronavirusit .

Xhamia Al-Aksa  është e ekspozuar ndaj përdhosjeve të përditshme nga kolonët hebrenj dhe forcat e policisë në mëngjes dhe pasdite, përveç të Premteve dhe të Shtunave.

Ndërkohë, policia pushtuese izraelite e ndaloi një punonjës  Vakefit Islam të quajtur Husam Sidr të hynte në Xhaminë Al-Aksa  për një javë pasi e arrestoi atë të martën gjatë pranisë së tij në vendin e shenjtë.