Iraku

Analisti: Iraku do ta fitojë betejën e tanishme për ekzistencë

Press TV ka zhvilluar një intervistë me komentatorin politik nga Bejruti Entifadh Kanbar,  në lidhje me njoftimin e autoriteteve ushtarake të Irakut, të cilat thanë se forcat e armatosura të vendit po përgatiten për të hyrë në qytetin e Mosulit.

Më poshtë keni një transkriptim të përafërt të intervistës.

Press TV: Zotëri a mund të na informoni shkurtimisht se çfarë po ndodh në këto zona, sidomos në Baizhi, në provincën e Anbarit, e cila tani është në dorën e ushtrisë irakene, pasi arritën të përzënë ISIS-in?

Kanbar: Mendoj se ky sulm ka zgjuar gjindandin iraken kundër terrorizmit. Mbi 2 milion  vullnetarë irakenë i janë përgjigjur thirrjes së Al Sistanit për të luftuar vullnetarisht.

Megjithatë, mendoj se beteja nuk do të jetë e lehtë. Ne nuk do ta nënvlerësojmë armikun tonë. ISIS-i tani është pajisur me armatim të rëndë dhe automjete të marra nga ushtria irakene në Mosul. Ata kanë shumë të holla, si dhe kanë një mbështetje të madhe nga Bathistët dhe nga ata që kanë mbetur nga regjimi i Sadamit.

Prandaj, mendoj se beteja do të jetë shumë e ashpër. İrakenët nuk janë të sigurtë për këmbësorinë, gratë dhe burrat guximtarë që kanë dalë për të mbrojtur vendin  e tyre. por, përsëri mendoj se beteja do të jetë e madhe.  Kjo është nje betejë për ekzistencë, dhe mendoj se irakenët do ta fitojnë dhe do të mbizotërojnë në fund.

Press TV: Zoti Kanbar (Qanbar) na tregoi se si po e shikojnëçështjen e Irakut vendet perëndimore dhe OKB-ja? Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar al-Ja'afari dënoi vendet perëndimore për shkak se kanë refuzuart’i quajnë militantët e ISIS-it terroristë.

Qanbar: Ka një mbështetje të gjërë për Irakun. Ajo që ka ndodhur në Mosul është njëkërcënim për të gjithë rajonin; është një kërcënim për të gjithë botën, përfshirëdhe botën Perëndimore. Vendet perëndimore janë shumë të vetëdijshme për qindra e ndoshta mijëra xhihadistë që kthehen nga Siria dhe rrezikojnë të bëjnë sulme terroriste në vendet perëndimore.

Pra, këto vende që më parë mbështetën këto grupe militante në Siri, tani janë në rrezik nga të nëjtën militantë. Me marrjen e Mosulit, qendrimi i terroristëve është më kurajoz dhe ne po i dëgjojmëata duke kërcënuar rajonin dhe po kërcënojnë qytete e shenjta në Irak, si dhe po kërcënojnë se do të pushtojnë Bagdadin.

Bagdadi do ta mbrojë vetën e vet. Vendet e shenjta do të mbrohen nga të gjithë muslimanët [shiitë] në të gjithë botën dhe ata nuk do të jënë në gjendje t’i marrin ato. Por, kjo tregon se sfida është më e madhe se kurdoherë dhe Iraku ka mbështetje nga Kombet e Bashkuara dhe nga shumë vende të tjera në botë.