Ekspozitë Islamike që do të mbahet në Krime
Ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike Xhamitë e Krimesë, kushtuar përvjetorit të 700-të të Xhamisë Uzbeke do të mbahet në territorin e Bahçisarajit Historik dhe Kulturor në ndërtesën e ”Medresesë Zinxhirli”.
Ekspozita do të shfaqet dy grupe të
fotografive të panjohura më parë, të cilat janë ruajtur në Bahçhisaraj dhe në Arkivin e Akademisë së
Shkencave të Rusisë, në të cilën janë përshkruar ekspeditat e njerëzve të
Krimesë, që u mbajtën në fillim të shekullit të XX-të.
Ky vit shënon përvjetorin e 700-të të Xhamisë Uzbeke” e cila është ndërtuar në vitin 1314 në Solkhat.
Organizatorët thanë se objektivi
kryesor i ekspozitës është të tregojë xhamitë e Krimesë, të cilat janë ndërtuar
në periudha të ndryshme historike dhe janë të vendosura në rajone të ndryshme.
Ekspozita e jonë me fotografi është unike, sepse një sasi dhe shumëllojshmëri e vendeve muslimane fetare të Krimesë do të paraqiten për herë të parë. Ekspozimi i fotografive do të ndihmojë për të mësuar të kaluarën Islame të Krimesë., - thuhet në një deklaratë.
Pas ekspozitës që do të mbahet në Bahçisaraj,
ajo do të prezantohet në Moskë në ndërtesën e Bibliotekën Shtetërore Rusisë për
Letërsinë e Huaj.