Lëvizja e ISIL-it në Irak është tregues i dështimit të tij në Siri
Aktivitetet terroriste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) në Irak tregojnë humbjen e grupit në Siri, tha një anëtar i Kuvendit të Iranit.
Muhammed Saleh Xhukar, anëtar i Komisionit
për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kombëtare
në Kuvendin e Iranit, i tha Agjensisë së Lajmeve Tasnim se veprimet ISIL-it në
Irak demonstrojnë dështimin e tyre në Siri dhe përkrahësëve të tij.
Ai theksoi se populli dhe ushtria e
Irakut do t'i japë fund aktiviteteve terroriste të ISIL-it.
Me 10 qershor 2014, Provinca veriore
e Ninive në Irak ra në duart e militantëve të grupit militant ekstremist.
Sulmet e terroristëve thuhet se kanë
detyruar më shumë se gjysmë milion njerëz në dhe rreth Mosul, kryeqyteti i
Provincës Ninive, të largohen nga shtëpitë e tyre.
Militantët ekstremistë, tekfiristë
janë betuar të marshojnë drejt kryeqytetit, Bagdad.
Ata thuhet se kanë hyrë në Irak nga
Siria dhe Arabia Saudite fqinje për të minuar sigurinë në vend.
Muhammed Saleh Xhukar tha se rezultati
i zgjedhjeve presidenciale në Siri ishte një humbje e madhe për Arabinë Saudite
dhe vendet e tjera të akuzuara për sponsorizimin e terrorizmit dhe kjo është
arsyeja pse këto vende tani janë duke kërkuar për të destabilizuar Irakun.
Por do të vijë një ditë kur
këto vende do të kërkojnë prej organeve ndërkombëtare ndihmë për të hequr qafe
ISIL-in , përfundoi ai.
Sirianët dolën në votime në një
numër të madh më 3 qershor 2014 dhe rizgjodhën Bashar al-Assadin për kryetar të
vendit.
Basha al-Assadi ka siguruar 88.7 për qind të votave të hedhura në kutitë e
votimit gjatë zgjedhjeve, që u mbajtën në zonat e kontrolluara nga qeveria, duke
mbuluar rreth 80% të territorit.