Iraku

Brahimi thotë se bota tregoi mospërfillje ndaj Sirisë pas trazirave në Irak

Ish i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Siri, Lakhdar Brahimi tha të dielën se trazirat gjithëpërfshirëse në Irak erdhën nga     mospërfillja e Bashkësisë  Ndërkombëtare në konfliktin në Sirinë fqinje.


    Brahimi tha se mosveprimi i Komunitetit Ndërkombëtar në konfliktin në Siri kishte përshpejtuar krizën në Irak.


    Është një rregull i njohur: një konflikt i këtij lloji ( si në Siri) nuk mund të qëndroi  i mbyllur brenda kufijve të një vendi,  tha  Brahimi për agjencinë AFP.


      Bashkësia Ndërkombëtare ka lënë pas dore, për fat të keq, problemin e Sirisë dhe nuk ka ndihmuar për të zgjidhur atë. Ky është rezultati, tha Brahimi, i cili dha dorëheqje  në muajin maj, nga posti i tij si përfaqësues i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri.


    Ky burrë shteti algjerian shërbeu për pak kohë si i dërguar i posaçëm i OKB për Irakun në vitin 2004, pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA që përmbysi regjimin e diktatorit të ekzekutuar Sadam Husseinit.


     Ai theksoi se i kishte thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së në muajin nëntor se Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, grupi që drejtojë ofensivën në Irak, ishte dhjetë herë më aktiv në Irak se sa në Siri.


     Brahimi shtoi se Irani, një aleat kyç i qeverisë në Bagdad, ka  vendin e tij, rolin e tij në rajon, ka mundësi për bashkëpunimin de facto mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për krizën në Irak.