Papa Françesku në Shqipëri
Sipas Radio Vatikanit, Papa Françesku ka pranuar ftesën për të vizituar Shqipërinë, qëllimi i vizitës është: ”Për të përforcuar në fe Kishën e për të inkurajuar vendin e vuajtur nga ideologjitë e së kaluarës.”
Për më tepër, Papa Fraçesku tha:
“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të dielen, më 21 shtator 2014. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.
Njoftim historik, që e dha vetë Papa
sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i
shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që do të shkelë në trojet
shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1991.
Kujtojmë se ky është shtegtimi i parë
i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve,
që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa zgjodhi pikërisht trojet shqiptare,
sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe
ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për
demokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore.
Më 15 qeshoe 2014, n’ora 13.00 në
Tiranë u mbajt një konferenvcë shtypi, gjatë së cilës Nunci Apostolik në
Shqipëri, imzot Ramiro Molinar Ingles, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-
Durrësit, imzot Rrok Mirdita dhe drejtori i përgjithshëm i Karitasit, Albert
Nikolla lajmëruan për vizitën e Papës Françesku në Shqipëri, më 21 shtator të
këtij viti.
Ati i Shenjtë e ka zgjedhur Shqipërinë, si vend i martirëve të fesë e si vend, ku ekziston një bashkëjetesë fetare e admirueshme, shkruhet në komunikatën për shtyp. Programi i vizitës një-ditore do të jepet më vonë.
Për mënyrën si e priti shtypi, por edhe
populli shqiptar në përgjithësi lajmin e kësaj vizite, don Gjergj Metën,
përgjegjës i ipeshkvijve për marrëdhëniet me shtypin gjatë përgatitjes dhe
gjatë vizitës së Papës Françesku në Tiranë tha: “Papa në Shqipëri vjen për
gjithë popullin shqiptar.
Papa në Shqipëri, për periferitë e dialogun
“Lajm shumë i bukur. Papa zgjedh Shqipërinë , shkon drejt periferive, drejt të varfërve e do të kontribuojë në dialogun ndërfetar dhe ekumenik”. Kështu tha sot drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, në bisedë me gazetarët, duke vënë në dukje se për udhëtimin e tij të parë evropian, jo italian, Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë.
Ka një ftesë nga ana e ipeshkvijve
dhe nga ana e autoriteteve, komentoi zëdhënësi i Vatikanit, “ka një perspektivë
pozitive dhe inkurajuese”. Në Shqipëri, sqaroi më tej atë Lombardi, katolikët
janë pakicë, por emri i këtij vendi të sjell ndërmend persekutimet dhe idenë e
ndërtimit të shtetit të vetëm ateist në botë. Gjithashtu, Shqipëria është
atdheu i Nënë Terezës, konsideruar shqiptarja më e madhe e shekullit të kaluar,
aq sa urdhëri i nderit më i lartë shqiptar mban emrin e saj. Këto janë arsyet e
vizitës së Papës Françesku, pas vizitës së një shenjti, atë të Gjon Palit II,
më 25 prill 1993, menjëherë pas rënies së komunizmit.