Yjet muslimanë që do shkëlqejnë në Brazil në Kupën Botërore
Filloi në Brazil Kupa Botërore 2014 që do të vazhdojë deri më 13 Korrik 2014, ku me dhjetëra lojtarë mysliman marrin pjesë në Kampionatin Botëror.
Këtu janë disa nga emrat e yjeve
myslimanë që marrin pjesë në Kampionatin Ndërkombëtar.
Edin Xheko
Lindur në muajin mars 1986 në
Sarajevë të Bosnjës, sulmuesi i Manchester City, ka filluar karrierën e tij si
një mesfushor në ekipin e të rinjve të Zhelezniçarit ku ai ishte i njohur si
një nga djemtë më të talentuar në ekipin blu.
Në nëntor të vitit 2009, Xheko u bë
ambasadori i parë i UNICEF të Bosnjes.
Futbollisti boshnjak u emërua
golashënuesi më i Grupit G në vitin 2014 në kualifikimet e Kupës së Botës me 10
golat e tij i siguruan vendin Bosnjes të kualifikikohet dhe për herë të parë në
histori të merr pjesë në Kupën e Botës FIFA (Brazili 2014).
Xheko do luajë për Bosnjën në Kupën e Botës 2014.
Mesut Özil
Mesut Özil është një futbollist
gjerman i cili luan për klubin e Premier League Arsenal dhe ekipin kombëtar
gjerman. Özil ka qenë një anëtar i ri i ekipit kombëtar që nga viti 2006, dhe
anëtar i ekipit kombëtar gjerman që nga viti 2009.
Lojtari 25-vjeçar i talentuar ka fituar vëmendjen ndërkombëtare gjatë vitit 2010,
FIFA World Cup dhe u propozua për Çmimin
e Këpuca e Artë, që i është dhënë lojtarit më të mirë të kampionatit.
Në moshën 24, Özil u bë sportist më i ri që ka një figurë në Muzeun e Berlinit.
Sami Khedira
Mesfushori i Real Madridit, Sami
Khedira, u emërua nga Gjermania për të luajtur në Kupën e Botës 2014.
I lindur në prill 1987, futbollist gjerman aktualisht është duke luajtur për
Real Madrid dhe ekipit kombëtar gjerman.
Në vitin 2010, ky lojtar musliman ka lëvizur nga VfB Stuttgart në Real Madrid,
duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2015 me një tarifë të padeklaruar.
Karim Benzema
Luan për ekipin spanjoll Real Madrid dhe ekipin kombëtar francez, Karim Benzema, 26 vjeçar, u cilësua si një
lojtar cili e çojë përpara në skuadrën franceze të udhëtonte për në Brazil
2014.
Në moshën 19 vjeçare , sulmuesi musliman u rendit si golashënuesi kryesor në të
gjitha ligat evropiane në vitin 2007 me 11 gola.
Ai ishte në qendër të vëmendjes qysh në vitin 2005, kur ai bëri debutimin e tij
të parë me Lyonnais dhe shënoi një gol spektakolar i cili i dha atij një
pikëmbështetje në ekipin kombëtar francez në moshën 17.
Performanca e tij mbresëlënëse në
Kupën UEFA 2007 tërhoqi interesimet e klubeve më të rëndësishmëve evropiane si Real
Madrid, Barcelona, AC dhe Inter Milano.
Mamadou Sakho
Nga një familje senegaleze, mbrojtësi 24-vjeçar mysliman do të luajë për ekipit
kombëtar franceze në Kampionatin Botëror, Brazil 2014.
Futbollisti francez luan si një mbrojtës qendror për klubin e Premier League Liverpool dhe ekipin kombëtar francez.
Në vitin 2003, Mamadou Sakho filloi
karrierën e tij profesionale kur ju bashkua klubit Paris Saint-Germain, në moshën
12 vjeçare.
Deri në vitin 2007, mbrojtësi francez nënshkruar kontratën e parë profesionale
tri-vjeçare. Në të njëjtin vit ai bëri debutimin e tij të parë në kampionat
kundër Valeciennes në një barazim 0-0, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë si
kapiten i një klub në ligën e parë.