Marsej mikpritës i Garave të Kur’anit
Qyteti i Marsejës, në jug të Francës, ishte mikpritës i edicionit të 4-t të Garave të Kur’anit për fëmijë dhe për të rinj.
Garat u zhvilluan ditën e diele, më
8 qershor 2014, në kategoritë e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe këndimin e Kur'anit
të Shenjtë, raportoi website pagehalal.
Këto gara u organizua në pragun e
Konferencës së 12 –të vjetore të muslimanëve francezë në këtë qytet.
Në kategorinë e mësimit përmendësh të
Kur’anit, kishte tri grupmosha, nën 9
vjeç, nën 14 vjeç dhe nën 19 vjeç.
Konkurentët në secilin grup konkuruan
për mësimin përmendësh të sureve të caktuara (kapituj) të Librit të Shenjtë,
Kur’anit.
Nuk kishte kufizime moshe në kategorinë e këndimit
të Kur’anit gjatë garave, por ka pasur një parakusht për ata që janë të gatshëm
për të marrë pjesë në këtë kategori, mund të marrin pjesë por nuk ka fitues as
renditje në gara, qoftë lokale apo rajonale.
Unioni i Organizatave Islamike të
Francës organizoi Garat Kur’anore dhe Konferencën Vjetore.
Rreth gjashtë milionë myslimanë jetojnë në Francë. Franca është shtëpia e pakicës më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore.