Shqipëri

Socializëm komunist apo socializëm socjalist?

Kemi  dëgjuar të  flitet  mbi  konfuzionin  politik  për  një  qeverisje  me  baza  komuniste.  Kemi dëgjuar  të  thuhet  se  qeveria  aktuale  dëshiron  të  rikthejë  Historinë  pas  në  një  të shkuar me kujtime  të  hidhura  për  të  gjithë  shqiptarët  dhe  ata  që  vuajtën  Sistemin  Autoritar.  Gjihashtu,  kemi  dëgjuar  të  flitet  për  një  qeveriste   Autokratike  Mbretërore,  gjoja,  se  Kryeministri ynë  i nderuar  i  përket  një  koridori  të  afërt  Mbretëror  duke  u  vetëshpallur  si  bir  i  një  gjaku  Monarkik.  Megjithatë  këto  mbeten  thjeshtë  hipoteza  dhe  supozime  të  analistëve  dhe  të  atyre që  shërbejnë  si  Opozitë  Mediatike.  Ne nuk  duhet  kurrësesi  të  merremi  me  supozime  të papërcaktuara  materialisht  apo  të  paaprovuara  nga  vet  Kryeministri  ynë.

Ne  na  intereson  realiteti. Qëllimi  ynë  është  të  nxjerrim  në  pah  fytyrën  e  vërtetë  të  kësaj qeverisje  dhe  qëllimin  e  saj  konkret  duke  u  nisur  nga  reformat  qeveritare  dhe/ose  nga  nismat e  deklaruara  politike.  

Dikur,  në  kohën  e  Enver  Hoxhës,  një  ndër  liderët  më  të  egër  të  regjimit  komunist  në Ballkan,  kishim  të  bënim  me  një  Autokraci  Absolute.  Partia  e  Punës  (siç  quhej  asaj kohe)  i  jepte shumë  prioritet  disiplinës  gati-gati  Naziste.  Kujtojmë  këtu  shkollat  e  grave  të  Oficerave  në  Aushvic  të  Gjermanisë  ku  disiplina  dhe  rreptësia  ishin  kriteret  bazë  për   një  njeri  të  denjë  të  shoqërisë.  Nëse  Komunizmin  nuk  do  ta  quajmë  Nazizëm  atëhere  çfarë  emri  mund  ti  vendosim  këtij  regjimi  të  egër  disiplinor  Aushvicjan?!  Në  Shkollën  e  Oficerave  të  Aushvicit  nuk  mund  të  mendohej  trradhëtia    ndaj  udhëheqësit ,  madje-madje  ishte  rreptësisht  e  ndaluar  të  shfaqje  simpati  apo  afeksion  për  dikë  tjetër  që  nuk  ishte  udhëheqësi.  Dënoheshe  me  izolim  ose  me  ekzekutim  në  rast  përsëritje  të  gabimit  në  fjalë  apo  homolog  me  të.  i  tillë  ishte  edhe  sistemi  Hitlerian.  Disiplina  ishte  në  plan  të  parë.  Auorieti  ishte  shumë  i  rëndësishëm  për  këdo   që  përfaqësonte  udhëheqësin,  madje  edhe  përballë  njerëzve  të  dashur.

Ngjarjet  e  sotme  kërkojnë  të  hedhin  një  dritë  mbi  qeverinë  aktuale  e  cila  i  ka  shfaqur  disa  simptoma  autoritare  Enveriste.  Përmendim  këtu  rastin  e  festave  të  Pavarësisë  kur  Qeveria  jonë  aktuale  ndero,i  në  Varrezat  e  Dëshmorëve,  me  grrusht  Enverist  dhe  në  Muzeun  Historik  Kombëtar  u  luajt,  për  gjatë  gjithë  ditës,  kolazh  nga  repertori  i  këngëve  të  Partisë  së  Punës  dedikur  Enver  Hoxhës  në  vecanti.  Një  tjetër  situatë  e  pakëndëshme  Demokracie  është  dhe  paqartësia  e  dëshirës  së  Kryeministrit  tonë  për  t’u  bërë  pjesë  e  familjes  së  madhe  Europiane  duke  u  shprehur  gabimisht,  në  vendet  superiore,  siç  është  Franca,  në  tentativa  të  lezetçme  për  t’a  zemëruar  atë.  Përmendim  këtu  rastin  e  vizitës  së  Kryeminisrit  Rama  në  Francë  javën  e  kaluar,  ku, në  një  intervistë  për  një  Televizion  Francez,  ai  u  shpreh “Mos  u  mërzisni  ju  se  Statusi  nuk  do  të  thotë  Anëtarësim”!  Madje  duke  vën  në  diskutim  Religjionin  Francez   si  Laik.  Situata  që  ofendojnë  kulturën  besimtare  madje  dhe  inteligjencën e Francës.  Të  tilla  ngjarje  nuk  janë  në  dispozicjon  të  Shqipërisë,  sidomos  tani  që  ne  presim  marrjen  e  Stausit  Kandidat  dhe  çdo  fjalë  e  jona  duhet   të  analizohet  mirë  përpara  se  të  interpretohet  në  mënyrë  që  diplomacia  jonë  oratorike  të  lërë  mbresa  në  intelektin  e  atyre  që  kanë  në  dorë  fatin  tonë.

Mos  të  përmendim  pastaj  rastin  e  dhunës  së  kryer  ndaj  qytetarëve  në  raste  protestash  siç  ndodhi  rasti  i  protestuesve  në  Ambasadën  Greke  pas  vrasjes  së  Ilia  Karelit  nga  gardjanët  e  burgut  Grek.  Madje-madje,  rast  i  fundit  ishte  edhe  përpjekja  për  ti  mbyllur  gojën  Medias  duke  ushtruar  dhunë  fizike  të  rëndë  si  në  rastin  e  dhunës  ndaj  gazetarit  të  AGON CHANNEL Adi  Krasta  në  një  restorant  nga  vet  Kryeministri  ynë  z. Edi  Rama.  Pas  ngjarjes,  stafi  i  AGON  CHANNEL  nisi  procedurat  penale  kundër  Kryeministrit.  Përmendim  këtu  edhe  rastin e  deputetit  z. Koço  Kokëdhima  i  cili  kërrcënojë  me  jet  fermerët  e  vendit  ku  ai  është  shpallur  Deputet (ngjarje  publikuar  në  emisjonin  OPINION  të  Blendi  Fevziut). 

Simptomat  mund  të  jenë  vërtet  të  një  natyre  Komuniste  por  ka  disa  arsye  se  përse  kjo  Qeveri  nuk  mund  t’a  realizojë  dot  atë  lloj  politike:

1-      Komunizmi  vriste  hapur - Socjalizmi  vret   fshehtas.

2-      Komunizmi, pasi mbaronin  Fakultetin  i  emëronte  studentët - Socjalizmi,  pasi  diplomohen  i  lë  të  papunë  me  Diplomë  në dorë..

3-      Komunizmi  i  siguronte  fëmijët  jetimë  pasi  mbushnin  moshën  18 vjeç - Socjalizmi  i  lë  të  lypin  ose  të  vjedhin  dhe  vrasin  për  arsye  se  nuk  kanë  ku  të  ushqehen.

4-      Komunizmi  kishte  disiplinë  në  Shkolla  apo  Institucione - Socjalizmi  pi  kafe  gjithë  ditën  dhe  duhan (vërtetuar  personalisht  tek  disa  zyra  Qendrore  Shtetërore).

5-      Komunizmi,  nuk  bëhej  fjalë  të të  kërrcënonte  njeri   apo  të  vriteshin  njerëzit  në  publik - Socjalizmi  vrasjet  i  ka  si  aktivitet  ditor  gjithnjë e në  rritje.

6-      Komunizmi,  nuk  bëhej  fjalë  t’a  njihte  fenomenin  DRROGË -  Socjalizmi  e  ka  para  hundës  dhe  nuk  mund  ta  kapi  dot (rasti  i  avjonit  të  Divjakës).

7-      Komunizmi  njihte  njerëz  të  varfër  por  jo  të  mjerë - Socjalizmi  njeh  rreth  80%  të  popullsisë  në  mjerim  që  nuk  e  njohin  bukën.

8-      Komunizmi  nuk  linte  njeri  të  pastrehë,  sidomos  ata  me  Fakultet - Socjalizmi i  kërrcënon  dhe  i  nxjerr me  dhunë  nga  banesat  të  cilat  i  kanë  të  tyret  prej  disa  dekadash  gjoja  se  u  ka  dalë  pronari.  Nuk  bëhet  fjalë  për  të  strehuar  të  pastrehë (e  provuar  personalisht).

Ja  pra  se  përse  Socjalizmi  nuk  mund  të  jetë  Komunizëm,  edhe  pse  supozohet  se  është  lindur  nga  ajo  “Dinasti”!  Madje  as  Socjalist  nuk  mund  të  quhet  sepse  Socjalizmi  është  term  shumë  i  thellë  i  mirëqenjes  së  popullit  në  aspektin  socjal,  term i  cili  mungon  në  Qeverisjen  e  tanishme. Shumë  Qeveri  duan  të  udhëheqin,  por  pa  njohur  vetveten  do  të   jetë  shumë  e vështirë  që  të  njohin  popullin.  Mosënjohja e  vetvetes  është  problem  shumë  i  madh , sepse rrezikon  të   prishë  ekulibrin  e  gjithë  Pushtetit  Vendor  duke  ndikuar  haptas  dhe  negaivisht  në  mirëqenjen  e  atyre  që   votuan  për  një  të  ardhe  socjale  me  benifite  Demokracie!

CITAT:

Nuk  ka  më  Komunist  se  ish-Komunisti  që  lufton  Komunizmin!