Gjermani

Tempulli i tri feve do të ndërtohet në Berlin

Fushata për të ngritur fonde për ndërtimin e një qendre fetare me emrin Shtëpia e Njëshit  filloi në Berlin më 3 qershor 2014.


    Muslimanët, çifutët dhe të krishterët do të kenë mundësi të luten nën një çati. Ndërtimi i objektit i cili nuk duket i ngjashëm me xhami apo sinagogë apo katedrale do të kushtojë  43.500.000 €, sipas ee24.com cituar nga thelocal.de.

 

    Secili mund të kontribuojë për fillimin  sa më të shpejt të ndërtimit të qendrës, duke blerë një tullë simbolike për € 10 në net. Pas ditës së parë të fushatës, donacionet arritën në rreth 2.000 €. Ndërtimi do të fillojë pas shitjes së një milion tullave, dmth pas mbledhjes së milionit të parë, që mund të ndodhë në vitin 2015.


    Udhëheqësit fetarë të Gjermanisë kanë iniciuar një projekt të tillë të pazakontë për njerëzit që të mësojnë më shumë për besimet e njëri-tjetrit, si dhe për të promovuar një dialog të hapur dhe paqësor midis feve dhe kulturave.