Iraku

Ajetullah Ali Sistani: bën thirrje për luftë kundër terroristëve të ISIL-it

Autoriteti i lartë fetar i Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani lëshoi ​​një fetva (dekret fetar) duke u bërë thirrje popullit të Irakut për të luftuar terroristët tekfiristë në Irak.

 
     Shejh Abdul Mahdi Kerbalaji, përfaqësuesi  i Ajetullah Ali al-Sistani në Kerbela, ka lexuar fetvanë të premten, njoftoi  faqja al-Hadth news website.


     Fetvaja, Dekreti apo Vendimi erdhi pasi ushtria dhe forcat irakiane të sigurisë vazhdojnë betejën e tyre kundër të ashtuquajturit Shteti Islam i Irakut dhe Levantit (ISIL).


    ISIL është një degë Al-Kaides që është, gjithashtu, aktive përtej kufirit në Sirinë fqinje.


    Grupi terrorist ka sulmuar disa qytete në veri të Irakut dhe ka  kërcënuar se do pushtojnë me dhunë edhe qytete të tjera të Irakut, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Bagdadin.


     Ajetullah Ali Sistani në Fetvanë, Dekretin, Vendimin e tij u bëri thirrje popullit që të marrin armët dhe të mbrojnë vendin e tyre kundër militantëve të ISIL-it.


    Vullnetarë irakianë nga të gjitha sferat e jetës janë grumbulluar në qendrat e rekrutimit për t'u bashkuar me ushtrinë në luftën e saj kundër ekstremistëve të ISIL-it.


    Ndërkohë, një Qendër e Madhe Islamike në Egjipt ka lëshuar një dekret fetar që ndalon muslimanët të bashkohen me militantët tekfiristë të ISIL-it.


     Zëdhënësi i Dar el-Ifta, Ibrahim Negm, njoftoi në Fetva të premten, duke thënë se aktivitetet terroriste të ISIL-it në Siri dhe Irak i shërbejnë armiqëve të Islamit.


     Autoriteti fetar mysliman sunni, gjithashtu, dënoi grupin ekstremist për kryerjen e krimeve në vendet myslimane në emër të fesë. Ibrahim Negm thase ISIL ka përvetësua interpretimin e gabuar të Islamit.