Siria

Fitorja e Asadit, legjitimitet për mbajtjen e pushtetit në Siri

Si njëri nga shumë delegatët e 32 shteteve, pjesë e misionit vëzhgues ndërkombëtar, kam qënë në Siri për të monitoruar zgjedhjet presidenciale më 3 qershor 2014. Pashë votuesit sirianë në turma duke ardhur për të votuar në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin e tyre për mandatin e ardhshem. Ata sfiduan terroristët dhe pronarët e tyre të huaj.

Nga Damasku në Latakia, Tartusi, përgjatë Detit Mesdhe si dhe në kufinjtë me Irakun dhe vendet e tjera, rradhët e gjata me qindra njerëz reflektonin entuziazmin e tyre. Ata duhet t’i tregonin stafit tëqendrave tëvotimit kartat e tyre dixhitale për të votuar.

Turma të rinjsh të entuzismuar i binin daulleve, duartrokisnin duke ngritur parulla në favor të procesit zgjedhor, për shkak se ata e morën atë si një festë. Terroristët nuk heshtën. Ata vazhdonin të bombardonin. Një bombë goditi një votues jashtë qendrës së votimit. Një6-vjeçar, i shoqëruar nga prindërit e tij ishte në mesin e të vdekurve. Por i ati dhe xhaxhai vetëm u plagosën lehtë.

“Cili është mëkati ynë?! Është mëkat të votosh për presidentin? Armiqtë i mohojnë të drejtat demokratike të popullit sirian. Ne duhet të zgjedhim presidentin tonë të ri me gjakun tonë,” tha babai.

Në fakt, ishin zgjedhjet e para ku më shumë se një kandidat lejohej të kandidonte,  me të drejtën për të kundërshtuar. Por, dy kandidatët kundërshtarë nuk kishin ankesa për procesin zgjedhor. Ata kishin besim në sistemin zgjedhor dhe politik sirian. Kandidati kundërshtar, Hassan al Nuri, një musliman arab suni, tha se zgjedhjet presidenciale ishin mes Sirisë dhe armiqve të saj, e jo mes kundershtarëve (politik). Shtete e Bashkuara dhe aleatët anti-sirianë nuk mund ta sfidojnë besueshmërinë e zgjedhjeve me deklaratat e tyre, sepse sirianët kanë një besim të palëkundur në sistemin e tyre politik, me aq sa kam vënë re unë.

“Ne nuk kemi asnjë ankesë në lidhje me procesin zgjedhor. Ka një votim të qetë dhe të kënaqshëm këtu,” tha Julanda Jamaleh, një agjente e fushatës zgjedhore për Maher Hajjar, kundërshtar i presidentit, në një qëndër zgjedhore brenda Qëndres së Shëndetësisë në qytetin kryesor të Tartusit. 

Identiteti sektar dhe fetar nuk kanë rëndësi në shoqërinë siriane, tha znj. Jamaleh, një e krishterë, e cila përfaqësonte një kandidat arab suni, i cili garonte për Partinë e Vullnetit Popullor, një parti opozitare siriane. Hajjari është nga Alepo.

Sena, një agjente alevite në fushatën zgjedhore për kandidatin arab suni Dr. Hassan al Nuri, gjithashtu la mënjanë përshtypjen e ndarjeve në shoqërinë siriane.

I njëjtë ishte edhe qëndrimi i muslimanëve arab suni, Druzhëve, shiitëve dhe Kurdëve. Ata të gjitha e vënë theksin tek identitei i tyre kombëtar dhe bëjnë thirrje për një Siri të bashkuar. Ata e kundërshtojnë mbështetjen e huaj ndaj terroristëve dhe ndanë më këtë shkrues pikëpamjen se ata duan siguri, stabilitet dhe prosperitet për Sirinë dhe sirianët, prandaj ata kanë dalë nga shtëpitë e tyre për të votuar për kandidatin e tyre.

Populli i zhvendosur i Alepos, Rakas dhe Idlibit votuan në zonën e quajtur Dëshmorët e Basil al Asad.

“Është një ditë feste për ne,”tha said Mohammed Jamil Daghbashi nga Alepo. Abdul Aziz Khalifeh nga Raka dhe Abdul Ilah al Jessi gjithashtu ndanë pikpamje të njëjta. Nuk kishte tensione, pavarësisht faktit se ata ishin të zhvendosur.

Assadi vendosi aty më shumë se 500 familje. Ata votuan si banorë të Banyas ku Ayeda Adimi i tha këtij shkruesi se ajo ishte krenare dhe se nuk kishte frikë. Ajo deklaroi se vota e saj shërben për t’i treguar botës se njerëzit kanë besim tek regjimi sirian dhe se votat e tyre do të vendosin legjitimitetin dhe ligjshmërinë e sistemit.

Kryetarët e zyrave dhe zyrtarët e qëndrave të votimit ishin të kënaqurgjithashtu. Qindra votues hodhen votat e tyre para mbasdites. Votimi filloi në orën shtatë të mengjesit dhe mbaroi në orën shtatë të pasditës, por votimi u zgjat për pesë orë të tjera, pasi njerëzit ishin rreshtuar për të votuar deri në fund.

“Po votoj për ditë më të mira. Jam i bindur për ditë më të mira,” tha Jafar Hamoud, një njeri me aftësi të kufizuara, i cili erdhi në një karrocë invalidesh. Gruaja e tij e ndihmoi që të hidhte votën në qëndren e votimit brenda një fakrike çimentoje në periferi të Tarusit.

Qëndra e qytetit të Latakias, Banyas dhe qytetit të Tartusit përgjatë brigjeve të Mesdheut dukeshin si në festë. Njerëzit ishin të entuziazmuar. Nuk kishte frikë nga terrorizmi. İshte një ditë normale. Populli po festonte dhe po i gëzohej zgjedhjeve.

Nuk kishte ndërhyrje të axhedës së garuesve. Nuk kishte ndryshime në axhendat e garuesve. Ata të gjithë e kishin vënë fokusin te sovraniteti, siguria, stabiliteti dhe prosperiteti nëpërmjet një procesi të butë politik dhe demokratik. Dr. Hassan al Nuri shpjegoi se gara zgjedhore nuk ishte mes kundërshtarëve (garuesve), por ata të gjithë po kundërshtonin armikun e Sirisë dhe se presidenti që do të zgjidhej do t’i kundërvihej Amerikës, monarkive arabe dhe Turqisë, e cila mbështeti terroristat.

Damasku, Sueida, Aleppo, Hama, Deir el-Zour, al Hassaka ishin dëshmitare të një votimi të qetë, me përjashtim të disa pjesëve periferike të Alepos, Daraa dhe Deir el-Zour, të cilat u shqetësuan, por qeveria siriane bëri marrëveshje alternative për votuesit. Të rinj dhe gra morën pjesë në masë të madhe në procesin zgjedhor. Ata të gjithë ishin të interesuar për të ardhmen e ndritur të Sirisë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe gazetarët nga vende të ndryshme të botës, si dhe delegatët nga 32 vende, përfshirë Amerikën dhe vendet europuane iu bashkuan misionit vëzhgues gjithashtu. Zyrtarët e shumë vendeve ishin pjesë e misionit ndërkombëtar. Ata përfshinin Federatën Ruse, Iranin, Brazilin, Venezuelën, Bolivinë, Korenë e Veriut, Taxhikistanin, Ugandën dhe Zimbabven.

Ata lëshuna një deklaratë të përabashkët mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Misioni vëzhgues ndërkombëtar, i cili përfshinte parlamentarë, aktivistë të pavarur dhe organizata të shoqërisë civile konfirmoi se zgjedhjet në Siri i hapën rrugën një faze të re stabiliteti dhe marrëveshjeje kombëtare dhe pajtimi në këtë vend, pas më shumë se 3 vjet luftë të imponuar nga palët e huaja.

“Zgjedhjet në Siri tani janë një realitet,”tha Anton Igorevich Lopatin, anëtar i komisionit qendror të zgjedhjeve në Rusi dhe kreu i delegacionit zyrtar rus, icili  ndau mendimin e tij me këtë shkrues.

Burimi: Press TV