Kulturë

Islami – Krishterimi- Kuptimi i Ndërsjelltë Forum i planifikuar në Bosnje

Qasjet për të arritur mirëkuptimin e ndërsjelltë të Islamit dhe Krishtërimit do të hetohet në një forum që do të mbahet nga Qendra Kulturore Iraniane në Bosnje-Hercegovinë.


    Sipas degës së  agjencisë IKNA në Evropë,  në kryeqytetin e Bosnjes, në  Sarajevë, do të zhvillohet programi  dy-ditorë, nga data 10 – 11 qershor 2014.


    Forumi do të organizohet në bashkëpunim me Qendrën për Dialog mes Religjioneve dhe Civilizimeve lidhur me Kulturë Islame dhe Organizatën e Marrëdhënieve.


      Promovimi i dialogut mes Muslimanëve dhe të Krishterëve, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe rolin e saj në bashkëjetesën e feve, metodologjinë e mirëkuptimit të ndërsjelltë të Islamit dhe Krishtërimit dhe domosdoshmërinë e krijimit të një literature të përbashkët fetare në mes Islamit dhe Krishterimit janë në mesin e objektivave të forumit.


      Ka rreth 3 milion myslimanë në Bosnje dhe Hercegovinë, duke marrë parasysh edhe diasporën e madhe, që një pjesë e madhe e popullsisë e kishte lënë vendin gjatë Luftës në Bosnje në vitet 1990-ta.     Rreth 1.550.000  prej tyre banojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë ku myslimanët përbëjnë 40 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit.