Ushtria e Irakut rimorri Tikritin dhe Samaranë nga terroristët
Ushtria e Irakut ka rimarrë kontrollin e plotë të dy qyteteve qendrore, Tikrit dhe Samara, të cilat një ditë më parë militantët ekstremistë i kishin pushtuar ato.
Sipas agjencisë Al-Alam News Network, terroristët e grupit
të ashtuquajturit Shteti Islam i Irakut
dhe Levant (ISIL) kanë braktisur këto dy qytete pas operacionit të suksesshëm
të trupave ushtarake.
Terroristët e përkrahur nga të huajt
morën qytetin e lindjes të Sadam Huseinit, qytetin Tikrit, të mërkurën, kur ushtarët
dhe forcat e sigurisë braktisën postet e tyre.
Pesë vendbanime të tjera brenda
lagjeve të Mosulit, duke përfshirë edhe Tala'afer u pastruan tërësisht nga terroristët e ISILIT të premtën.
Për më tepër, një nga udhëheqësit
kryesor të grupit terrorist të ISIL-it, Ebu Duxhane Al-Maghrebi u vra gjatë
operacionit të ushtrisë në provincën Salahudin
në veri të Bagdadit.