Rusia

Analisti: Rusia në gjendje gatishmërie

Press TV ka zhvilluar një intervistë me Bill Jones, i Executive Intelligence Reviewnga Leesburgu, rreth fillimi të manovrave ushtarake nga Kremlini në përgjigje tëlojës së luftës së NATO-s afër kufirit rus.

Më poshtë keni një transkriptim të përafërt të intervistës:


Press TV: Çfarë mesazhi mendoni se po i dërgojnë njëra-tjetërs palët? A shikoni këtë si një mesazh kërcënimi?


Jones: Patjetër. Mendoj se nëse nuk ndryshohet drejtim, shumë mirë mund të gjëndemi në një situatë para-lufte. Nuk janë manovrat në vetvete, por është ambjenti, mjedisi rreth tij. Stafi i Gjeneralit sapo ka dhënë një konferencë në Moskë, ku çështja doli në lidhje me më të ashtuquajturin revolucionin me ngjyra. Ata thjeshtë kanë arritur në përfundimin se këto ngjyra të revolucionit janë kundër tyre, në mënyrë që të rrethojnë dhe të minojnë Rusinë. Prandaj, masat mbrojtëse janë të nevojshme.

Nëse e vini re, do të shihni një rritje të përfshirjes së NATO-s afër me kufinjtë e Rusisë. Rusia po merr masa ushtarake në përgjigje të kësaj dhe me qëllimin kombëar të mbrojtjes së sovranitetit. Ata kanëçdo të drejtëbëjnë këtë. Por, kjo mund tëçojë në pasoja të paparashikueshme. Nëse do të ndodhte ndonjë incident, nëse do të ndodhte diçka, kjo do të bëhej një situatë më të vërtetë e rrezikshme.


Press TV: E gjithë kjo natyrisht si pasojë e krizës në Ukrainë. Por ka pasur përgjigje dhe reagime të ndryshme, pasi nga njëra anë ne shohim për shembull Gjermaninë, apo Poloninë duke thënë se e mirëpresin faktin se Rusia e ka njohur Poroshenkon si presidentin e ri të Ukraiës dhe se Rusia dëshiron të punojë më z. Poroshenko. Vetë z. Poroshenko ka thënë se në lidhje me çështjen e Krimesëështë shumë i vendosur; ai beson se ajo është pjesë e territorit të Ukrainës.


Pra, nuk është e qartë nëse kjo çështje në fund të ditës do të zgjidhet në mënyrë paqësore apo jo? 

Jones: Është shumë e qartë. Ka të dhëna se vetë palët e kanë kuptuar pikën e rrezikshme në të cilën kanë arritur punët.


Megjithatë, ka një qëllim nga ana e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë Rusisë një mësim, që po shkon më larg nga ç’pritej nga njerëzit. Sigurisht, do të kishte qënë më keq nëse Gjermania e Merkelit, e cila e kupton Rusinë dhe Putinin më mirë se kushdo, nuk do të ishte munduar tëfuste këtë në një trajektore tjetër. Le të shpresojmë se kjo do të ketë sukses. Shenjat që vijnë nga  Ukrainë me presidentin e ri, tregojnë se ai e kupton se kemi të bëjme me një situatë të rrezikshme, nëse marrëdhëniet me Rusinë nuk rivendosen dhe sigurisht, duhet të marrë fund e gjithe propaganda qëështë bërë kundër Putinit, se ai paska dashur të pushtojë Ukrainën.


E gjithë kjo ka krijuar një klimë ku njerëzit kanë pasur vështirësi në krijimin e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë ruse. Në duhet t’i jemi falënderues zonjës Merkel dhe njerëzve tëtjerë në Gjermani dhe kudo, të cilët na kuptojnë ne. Kjo është e vetmja mënyrë për ta diskutuar këtë dilemw dhe për të gjetur nje rrugëdalje për situatën në Ukrainë.   

Press TV: Pra, pyetja është se kush duhet ta ndërmarrë hapin për të gjetur një zgjidhje? A është Rusia ajo që duhet ta bëjë këtë? Është Amerika? NATO? Cila palëështë përgjegjëse.

Jones: Mendoj, se NATO dhe SHBA-të duhet të lejojnë  që Ukraina dhe Rusia të vazhdojnë negociatat mes tyre, e të mos krijojnë ndonjë pengesë, pasi mendoj, se nëse të dyja palët do të mund të mblidheshin sëbashku pa këtë ndikim të jashtëm, gjërat mund  të zgjidheshin.  


Rusia dhe Ukraina kanë një marrëdhënie të gjatë shekullore, e cila nuk duhet të injorohet. Por, presioni nga jashtë, Departamenti Amerikan i Shtetit,

senatorët që shkojnë në Ukrainë si dhe kohët e fundit, delegacioni i senatorëve që shkoi në Bullgari për të ndaluar gazsjellësin jugor të mbështur nga Rusia. Kjo është një ndërhyrje e brendshme nga vende të tjera dhe është një ndërhyrje që mund tëçojë në një konflikt.


Pra, mendoj se NATO dhe Shtetet e Bashkuar duhet të terhiqen pak. Sidomos tani qëështë treguar nga lidershipi rus dhe lidershipi i ri në Ukrainë se duan të bisedojnë rreth kësaj.  Këto bisedime duhet të vazhdojnë dhe nuk duhet të ndërpriten nga ndonjë gjë e pakuptimë që nga vjen nga fuqitë perëndimore, apo NATO.